E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gusht familja Obama, në Florida



Familja Obama ka vendosur t’u dërgojë një sinjal të qartë amerikanëve, duke zgjedhur vetë ata të bëjnë pushime në zonën e gjirit të Meksikës, ekzaktësisht në Florida, më 14 gusht. Michelle Obama kishte ftuar amerikanët të kalonin disa ditë si turistë në këtë zonë, sepse shteti jeton nga turizmi dhe për ta do të kishte shkatërrim ekonomik, nëse askush nuk afrohej për turizëm nga frika e naftës. “Këtu njerëzit varen nga turizmi. Ka plazhe të bukura dhe të paprekura nga nafta”, tha Zonja e parë amerikane. Vendimi për të kaluar pushimet në Florida erdhi pas polemikave të ngritura nga konservatorët karshi familjes presidenciale, duke i akuzuar ata për “hipokrizi”, se kishin zgjedhur ta kalonin fundjavën e kaluar në Maine. Më 12 korrik, Michelle Obama shkoi në “Panama City Beach”, në Florida, dhe u bëri thirrje amerikanëve se nëse donin ta ndihmonin Floridën, të shkonin për pushime në plazhet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›