Panik në “Love parade”, 15 të vdekur
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë plagosur, kur në masën prej rreth një milion njerëzish që merrnin pjesë në festivalin e muzikës tekno, “Love parade”, shpërtheu paniku gjatë kalimit në tunel. Rrëmuja nisi kur njerëzit që po kalonin në tunel, nuk mundnin të lëviznin as përpara dhe as të bënin prapa nga ngjeshja e tepërt dhe filluan tw lëviznin nw mwnyrw tw pakontrolluar, gjw që shkaktoi shkeljen me këmbë të shumë prej tyre. Autoritetet janë munduar të ndalojnë mijëra njerëz të tjerë të hynin në zonë për të evituar dëme të tjera, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DAPD. Punonjësit e emergjencës kishin probleme për të hyrë në zonë dhe për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit që ishin shtypur. Policia vendosi të mos e ndërpresë festivalin për të mos hapur panik të mëtejshëm.