E Diel, 1 Nëntor 2026

U grind me policin, në gjyq 23-vjeçari



TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në ngarkim të një 20-vjeçari, i cili akuzohet se ka goditur një punonjës policie në krye të detyrës. Burime zyrtare të gjykatës së Tiranës, pohuan depozitimin në këtë gjykatë të dosjes, me të pandehur Luan Himën. Sipas prokurorisë, 20-vjeçari Hima, akuzohet për veprën penale të "goditjes për shkak të detyrës". Dosja në fjalë ka mbërritur pak ditë më parë në gjykatën e kryeqytetit. Ajo i është nënshtruar procedurës së shortit elektronik, i cili ka përzgjedhur si togën e zezë që do ta shqyrtojë, gjyqtaren Manjola Xhaxho. Ngjarja për të cilën është vënë nën akuzë i riu Hima, është regjistruar në muajin prill të këtij viti. Sipas organit të akuzës, teksa ka qenë duke drejtuar një automjet në rrugën e "Qelqit" në Tiranë, ai nuk ka respektuar një semafor, e më pas është përleshur me efektivat e policisë, në vendin e ngjarjes. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›