Pistoleta e kapur në Rinas, nbyllet hetimi
TIRANE - Dy muaj më parë, skaneri i bagazheve të aeroportit të Rinasit, i diktoi një pistoletë me nëntë fishekë në valixhen e tij. Tashmë, ai duhet të përballet në gjykatë me akuzën e "prodhim dhe mbajtje te armëve luftarake dhe municionit". Organi i akuzës kryeqytetase i ka dhënë fund hetimeve ndaj Laurant Dervishaliaj, të cilin e kanë dërguar si të pandehur në gjykatë. Dosja në ngarkim të tij mban numrin 1758 dhe do të shqyrtohet në gjykatën e Tiranës, nga gjyqtarja Ankelina Gazidede. Deshvishaliaj u ndalua nga policia e aeroportit të Rinasit pak para se ai të ngjitej në bordin e avionit, që do ta çonte në Xhenovë të Italisë 2 muaj më parë. Gjatë kalimit të bagazheve në skaner, në bagazhet personale të Dervishaliajt ishte vënë re një send metalik, në formën e një pistolete. Kontrolli më i hollësishëm i valixhes ka zbuluar që brenda saj ndodhej një armë zjarri, pistoletë e tipit "Zastava" me nëntë fishekë. ar.ba