E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkarkohet drejtori i patentave dhe targave

05/02/2005  Bozo është liruar nga detyra me kërkesë të Inspekoriatit të Pasurive

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Patentave dhe Markave, Spartak Bozo. Shkarkimi i Bozos është marrë pasi në formularin e deklarimit të pasurive ka paraqitur të dhëna të pasakta për pasurinë që disponon, duke cënuar në këtë mënyrë figurën e drejtuesit të administratës shtetërore. Ky vendim është marrë menjëherë pas informacionit të dhënë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive, i cili, me anë të një letre dërguar Kryeministrit, informon për parregullsitë e vërejtura në deklarimin e pasurisë së Bozos. Ky është rasti i parë kur me kërkesë të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive shkarkohet një nëpunës. Ndërsa pas një muaji kryeinspektorja Fatmira Laskaj do të raportojë në Kuvend mbi punën që ka bërë institucioni që ajo drejton. Burimet thanë se gjatë kësaj periudhe janë duke u hetuar një sërë deklarimesh të pasurive të funksionarëve të lartë të shtetit. Kjo dhe për faktin se akuzat për korrupsionin janë bërë gjithnjë dhe më shqetësuese. Gjithsesi, largimi i Bozos duket se ka ardhur dhe pas një sërë akuzash të dhënieve të patentave me lekë nën dorë, duke shfaqur hapur korrupsionin në administratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›