E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar përfaqësues të Pushtetit Lokal, Të nderuar miq, Në këtë ambient specialistësh të urbanistikës nuk do të doja të bëja ekspertin, por dëshiroj të ndalem në disa konsi

Të nderuar përfaqësues të Pushtetit Lokal,

Të nderuar miq,

Në këtë ambient specialistësh të urbanistikës nuk do të doja të bëja ekspertin, por dëshiroj të ndalem në disa konsiderata të përgjithshme për ato çka mund të bëjë politika për të asistuar në punën tuaj. Zhvillimi i turizmit dhe bashkëlidhja e zhvillimeve të përgjithshme të ekonomisë së vendit me turizmin, të paktën në strategjitë e përpiluara nga fillimi i viteve 90 e këtej, ka qenë një ide mbizoteruese, por, që për fat të keq, ka mbetur përgjithësisht në nivelin e idesë, aq sa për mua sot më duket se jam në një mbledhje që kam bërë në vitin 1999.

Ndërtimet e reja, e sidomos ato në zona terheqese për turizmin, janë bërë pa marre parasysh ekuilibret e jetës urbane e turistike. Ato janë menduar vetëm për kryerjen e plotësimit të elementit të banimit. Boom-i i ndërtimeve nuk është shoqeruar në çdo rast me përpunimin e politikave të nevojshme urbanistike dhe sot jemi përpara situatës kur zona të tëra kërkohet të kthehen në gjendjen e mëparshme, në mënyrë që të mos jenë thjesht në shërbim të abuzim të individit, por nëpërmjet tij të jetë i gjithë komunitetit.

Dëgjova me vëmendje disa studime që u paraqitën këtu për zonën turistike, në mënyrëtë veçantë ato që kanë të bëjën më zonën e Shkëmbit të Kavajës. Jam i bindur se komuniteti i biznesiit atje ende nuk është i organizuar për tù përballur vetë i pari me një sërë problematikash, të cilat në një mënyre a në një tjetër mund të kthehen në konflikte të hapura me vetë shtetin. Akoma nuk arrihet të kuptohet se duhet të ekzistoje një organizim i vetem, ku do të diskutohen midis përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe Qeverisë probleme të tilla si ato të energjisë elektrike, ujërave të zëza etj, që janë në radhë të parë në interës të tyre.

Mëkati në këtë rast, megjithatë, nuk është i individit dhe iniciativës së tij të deformuar, por i politikes, e cila nuk ka qenë në gjendje të ecë me një hap me dinamikën e zhvillimit të shoqerisë, në përgjithësi.

Unë kam ardhur këtu të themë se duhet të ecim pe shpejt ne rrugen e partneritetit. Mendoni, vetëm një grup arkitektësh dhe urbanistësh, po të ishin të sponsorizuar dhe të mbeshtetur nga politika, do të mund të ishin në gjendje të shmangnin kaosin e ndërtimeve pa leje, duke u dhënë atyre së paku më tepër rregull.

Kryetari i Bashkisë se Durresit më tha sot se një grup arkitektësh, edhe për shkaqe ekonomike, nuk kanë interes te perpilojne një plan regullimi të përgjithshëm per Durrësin. Sigurisht që këtë do ta bëjë menjëherë Ministria e Rrgullimit të Territorit dhe Turizmit. Unë dëshiroj tù themë se sapo të miratohet plani në KRTSH, ndërtimet e tjera do të pëzullohen.

Kur pak vjet më parë Qeveria shqiptare nisi aksionin e madh kundër ndërtimeve pa leje, skeptikët ishin shumë më të shumtë sesa ata që besonin se do të shihej dritë në fund të tunelit. Sot është e konsoliduar ideja se të ndërtosh para se gjithash do të thotë të respektosh ligjin dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Të nderuar miq,

Durrësi në optikën e Qeverisë është një nga zonat me terheqese nga pikëpamja ekonomike, por edhe e turizmit. Por është e pafalshme që në qytetin e Durrësit ka vetëm një plan rregullimi të vitit 1983, i cili është tepër larg realitetit të sotëm dhe nuk siguron përgjigje në ballafaqimin me të.

Durrësi nuk mund të shihet i shkëputur nga dinamika e zhvillimit të qytetit të Tiranës. Të dy së bashku kanë krijuar objektivisht krijimin e një metropoli, në të cilin do të përqendrohet një pjesë e konsiderueshme e gjithë popullsisë së vendit. Ka dy studime urbanistike në këtë realitet të ri, të cilët ndoshta mund të pësojnë ndryshme e përmirësime të mëtejshme. Nga ana tjetër, edhe pse ka një studim për zonen e plazhit të Durrësit, ende nuk ka një studim të tillë për infrastrukturën e zonës, çka e bën të parin të paplotë.

Qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për të ndaluar fillimisht degradimin urban dhe ka synimin hartimin e një plani të ri rregullues për qytetin. Po kështu, ligji "Për Urbanistikën", i cili është në proces, besoj se do të jetë një ndihmese në mbushjen e vakuumeve ligjore që kemi.

Për fat te keq, në këtë periudhë të gjatë tranzicioni në përgjithësi ne kemi punuar në kushtet e emergjencës. Tashmë ka ardhur koha që të përpunojmë vizionin tonë të përbashkët edhe në këtë fushë. Madje jemi vonë. Besoj se ky takim mund të jetë një mjet i mirë për të fituar diçka në kohën e humbur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›