E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kete takim u fol rreth zhvillimeve politiko-ekonomike ne Shqiperi dhe synimit te saj per tu integruar ne Bashkimin Evropian. Kryeministri Majko vuri edhe nje here ne dukje ecurine e reformave ne

Ne kete takim u fol rreth zhvillimeve politiko-ekonomike ne Shqiperi dhe synimit te saj per tu integruar ne Bashkimin Evropian.
Kryeministri Majko vuri edhe nje here ne dukje ecurine e reformave ne vend ne te gjitha fushat, gje qe u vleresuan edhe nga takimi i fundit i Task Force Shqiperi-BE. Keto reforma shoqerohen edhe me Zhvillime politike, te cilat ne Shqiperi jane te vrullshme, u shpreh Kryeministri
Majko. Krijimi i komisionit bipartisan apo konsensusi i gjetur midis forcave politike per zgjedhjen e Presidentit te vendit u pershdendet nga te gjithe. Edhe zhvillimet e fundit politike brenda maxhorances nuk do te prekin ecurine e reformave ne vend, tha Kryeministri Majko. Keshtu qe synimi yne per te hapur bisedimet me Bashkimin Evropian mbas periudhes se veres mbetet i pandryshuar, nenvizoi ai.
Perfaqesuesi i BE ne vendin tone, Ambasadori Lutz Salzmann, u shpreh se ne do te vazhdojme te punojme ngushte me Shqiperine. Ketij qellimi i sherben edhe forcimi i misionit tone ne vendin tuaj. Ne jemi te inkurajuar nga ecuria e reformave ne vend si dhe bashkepuniumi rajonal ne fushen e tregtise, infrastruktures, energjitikes, turizmit etj. Investimet qe do te rrjedhin nga Programi CARDS, nga BERZH etj. do te kene si destinacion ndertim rrugesh, ujesjellsash, ngirtjen e nivelit te mireqenies etj., u shpreh Ambasadori Salzmann. Te gjitha keto e sjellin Shqiperine me afer Bashkimit Evropian, duke realizuar ate percaktim bere se fundi nga BE per hapjen e bisedimeve me Shqiperine per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›