E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në mandatin e dytë do të mbështesim bizneset”

10/06/2009  Premtimet e Kryetares Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në rrugëtimin e saj elektoral u ka kushtuar një vëmendje të veçantë takimeve dhe bisedave miqësore me përfaqësues të biznesit të vogël në qendrat e tyre të tregtimit. Ajo ka zhvilluar biseda edhe me qytetarët në lagje, rrugë e rrugica, duke u njohur me shqetësimet që ata kanë në jetën e tyre të përditshme. Rritja e mirëqenies në shtëpitë e tyre, rritja e rrogave dhe pensioneve, furnizimi me ujë dhe energji në shtëpitë e tyre kanë qenë shqetësimet e qytetarëve, për të cilat kanë marrë premtimin për përmirësimin e tyre. Gjatë takimeve me biznesmenët kryeparlamentarja vlerësuar punën e tregtarëve ka garantuar se politika e uljes së taksave do të vijojë dhe taksat për biznesin e vogël nuk do të jenë më shumë se taksa e përgjithshme prej 10 për qind. “Ulja e taksave, licencimi brenda 24 orëve kanë bërë që bizneset të shtohen vitet e fundit, çka ka sjellë rritjen e mirëqenies dhe ta ardhurave për familjet e tyre”, - tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›