E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha sqaron procesin zgjedhor

10/06/2009  Ambasadorja britanike

Britania e Madhe është shumë e interesuar për procesin zgjedhor në vendin tonë dhe për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Gjatë ditës së djeshme ambasadorja e re e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mek Ilëham, ka zhvilluar një takim të veçantë me Kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Gjatë këtij takimi objekt kryesor i bisedës ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Përfaqësuesja zyrtare e vendit ishullor është interesuar për ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Nga ana e tij, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë, duke folur për procesin e zgjedhjeve, theksoi vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për garantimin më 28 qershor të zgjedhjeve të lira e të drejta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›