Meta: Alternativa jonë zgjidh legalizimet
10/06/2009 Kreu i LSI-së në Bathore
Lëvizja Socialiste për Integrim premton zgjidhje e çështjes së legalizimeve nëse banorët e Kamzës i besojnë votën alternativës që ofron kjo parti. Një qëndrim i tillë u bë dje i ditur nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me banorë të Bathores në Kamzë, ku mori mbështetjen e tyre, sa i takon garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas tij, përmes Planit për Veprim, alternativa e LSI-së do të garantojë zhvillim dhe integrim për shqiptarët. Duke folur për problemin e mprehtë social të legalizimeve, lideri i LSI-së u shpreh se “është koha për të zgjidhur problemin e legalizimeve dhe unë kam qenë i pari në detyrën e Kryeministrit, që kam hedhur si të domosdoshme alternativën e legalizimeve, që në vitin 2001 dhe jam i bindur se do kem mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e legalizimeve, si një çështje shumë të rëndësishme sociale, por edhe ekonomike jo vetëm për ju, por për të gjithë vendin tonë”. Njëkohësisht, referuar ekipeve që garojnë në këto zgjedhje, Meta u shpreh se “ne nuk vijmë pranë jush me lista të mbyllura siç vijnë partitë e vjetra, të cilat duan ti kthejnë deputetët, jo në përfaqësues të popullit, por në ushtarë të kryetarëve, por vijmë me kandidatë për deputetë, të cilët kanë emra, të cilët kanë një biografi, të cilët kanë se çtë thonë përpara jush dhe çfarë të marrin përsipër”.