E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha komentoi fillimisht përgatitjet për hartimin e projektligjit të koncesioneve për hidrocentralet e vogla, i cili është

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha komentoi fillimisht përgatitjet për hartimin e projektligjit të koncesioneve për hidrocentralet e vogla, i cili është në fazën e shqyrtimit nga ministritë përkatëse.

Kryeministri u shpreh se me vënien në funksionim të këtij ligji, zhbllokohet një proces shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për vendin, duke lehtësuar procedurat e koncesionimit të këtyre hidrocentraleve në raport me hidrocentralet e mesme dhe më të mëdha, të cilat do të jenë objekt i një tjetër ligji, atij të partneritetit publik, privat.

Për këtë projektligj, Kryeminisri u shpreh:

"Duhet që ligji i koncesioneve për hidrocentralet e vogla nën 10 Mega wat, i pregatittur nga ekspertë ndërkombëtare dhe të vendit, të përfundojë sa më shpejt shqyrtimin nga ministritë përkatëse. Ky ligj është adresuar nga ministria e Ekonomisë së bashku me sygjerimet shtesë të Bankës Botërore.
Ligji zhbllokon një proces jashtëzakonisht të dobishëm dhe të rëndësishëm për vendin. Në Shqipëri janë kushtet për ndërtimin dhe ristrukturimin e qindra e qindra hidocentraleve të vogla, dhe hartimi i tij lehtëson edhe më tej procedurat e koncesionimit të tyre në raport me hidrocentralet e mesme dhe më të mëdha, të cilat do të jenë objekt i ligjit të partneritetit publik, privat që ndodhet në parlament."

* * *

Gjithashtu kryeministri informoi se me anë të një dekretligji, i cili do të kalojë në parlament, qeveria do të akordojë për të gjithë punonjësit e administratës dhe pensionistët një fond shtesë prej 50 mijë lekësh të vjetra, të cilat do ti shtohen shumës së shpërblimit të fundvitit.

Më tej, kryeministri komentoi:

Dua tu informoj për një dekret ligj, i cili do të kalojë në parlament me anë të të cilit, qeveria merr përsipër që për festat e fundvitit, të akordojë, për të gjithë punonjësit e administratës, përvec atij shpërblimi që është parashikuar në vendimet e mëparshme prej 100 mijë lekësh të vjetra, një fond shtesë prej 50 mijë lekësh të vjetra për çdo rrogetar dhe pensionist të këtij vendi.

Kjo është një lloj kartoline që Ministri i Financave, zoti Ridvan Bode me ekipin e tij u dërgon, në emër të qeverisë, të gjithë pensionistëve shqiptarë dhe punonjësve të administratës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›