E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARR

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES FINANCIARE, NDЁRMJET KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE TЁ REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE KOMISIONIT TЁ KOMUNITETEVE EUROPIANE, "PЁR PROGRAMIN VJETOR TЁ VEPRIMIT CARDS 2006, PЁR SHQIPЁRINЁ""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrёveshjes financiare, ndёrmjet Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Komisionit tё Komuniteteve Europiane, "Pёr programin vjetor tё veprimit CARDS 2006, pёr Shqipёrinё"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES FINANCIARE, NDЁRMJET KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE TЁ REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE KOMISIONIT TЁ KOMUNITETEVE EUROPIANE, "PЁR PROGRAMIN VJETOR TЁ VEPRIMIT CARDS 2006, PЁR SHQIPЁRINЁ"

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :

Neni 1
Ratifikimin e marrёveshjes financiare, ndёrmjet Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Komisionit tё Komuniteteve Europiane, "Pёr programin vjetor tё veprimit CARDS 2006, pёr Shqipёrinё".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 1998"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 1998", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 1998

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 1998, për projektin "Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla në zonat rurale dhe urbane".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË ISH-OFICERËVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS, VANGJEL KIÇOÇONDI, QEMAL BILAL KONI, DEMUSH HAJDAR HEBAJ, DHE TË ISH-MJEKUT TË QSU-SË, "NËNË TEREZA", TIRANË, SANDËR PRENG BALOJ, PËR RAST VDEKJEJE GJATË KRYERJES SË DETYRËS

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё shkronjёs "d", tё pikёs 2, tё nenit 39, tё ligjit nr.8869, datё 22.5.2003, "Pёr Gardёn e Republikёs sё Shqipёrisё", tё neneve 21 e 27, tё ligjit nr.8379, datё 29.7.1998, "Pёr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tё shtetit tё Republikёs sё Shqipёrisё", dhe tё nenit 12, tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, "Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Brendshёm dhe tё ministrit tё Shёndetёsisё, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhёnien e ndihmёs financiare familjeve tё z.Vangjel KiçoÇondi, z.Qemal Bilal Koni, z.Demush Hajdar Hebaj, ish-oficerё nё Gardёn e Republikёs, dhe tё z.Sandёr Baloj, ish-mjek nё QSU "Nёnё Tereza", Tiranё, nё masёn 5 000 000 (pesё milionё) lekё secilёs, pёr rast vdekjeje gjatё kryerjes sё detyrёs.

2. Shuma e pёrgjithshme prej 20 000 000 (njёzet milionё) lekёsh tё depozitohet nё llogarinё likuiduese tё Gardёs sё Republikёs, me nr.0101030780, nё Raiffeisen Bank dhe dhёnia personave pёrfitues tё bёhet me komision, nёpёrmjet arkёs sё Gardёs sё Republikёs.

3. Ky fond tё pёrballohet nga fondi rezervё i Kёshillit tё Ministrave.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRЁVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SЁ MALIT TЁ ZI, PЁR HAPJEN E PIKЁS SЁ PЁRBASHKЁT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDЁRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, NЁ MURIQAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, nё parim, tё marrёveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës sё Malit tё Zi, pёr hapjen e pikёs sё pёrbashkёt kufitare Muriqan-Sukobin, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Republikёs sё Malit tё Zi, nё Muriqan.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROTOKOLLIT "PËR DISA NDRYSHIME NË MARRËVESHJEN "PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 1996, NË PROJEKTIN "PLANIFIKIMI FAMILJAR III"", TË NËNSHKRUAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, NË DATË 16.12.2004"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Miratimin e protokollit "Për disa ndryshime në marrëveshjen "Për bashkëpunimin financiar, 1996, në projektin "Planifikimi familjar III"", tё nënshkruar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në datë 16.12.2004".

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES STRATEGJIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHËRBIMIT POLICOR EUROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes strategjike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit Policor Europian.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.551, DATË 2.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE BUXHETORË, PËR VITIN 2006, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9464, date 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e vendimit nr.551, datë 2.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si mё poshtë vijon:

"1. Numri aktiv i punonjësve buxhetorë, për vitin 2006, nё ministritë dhe institucionet qendrore është 109 973 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.".

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PAGESËN E ANËTARËVE, NË PËRBËRJE TË KOMISIONEVE PËR VLERËSIMIN, MIRATIMIN DHE CERTIFIKIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE DHE TË MATERIALEVE TË TJERA NDIHMËSE, NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR TË AKTIVIZUAR PËR VITIN 2006

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, 52 e 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, "Për sistemin arsimor parauniversitar", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës sё Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Anëtarët, në përbërje të bordit tё miratimit tё teksteve shkollore dhe vlerёsuesit e teksteve, tё aktivizuar pёr kryerjen e procesit tё vlerёsimit, miratimit dhe certifikimit tё teksteve shkollore dhe materialeve tё tjera ndihmёse, të paguhen, pёr punën e kryer gjatё vitit 2006, nga buxheti i kёtij viti, miratuar pёr Ministrinё e Arsimit dhe Shkencёs.

2. Anëtarët, në përbërje të bordit tё miratimit tё teksteve shkollore, pёr miratimin dhe certifikimin e teksteve shkollore dhe tё materialeve tё tjera ndihmёse, tё paguhen me vlerёn e 3 (tri) pagave mujore, tё llogaritur me 100 pёr qind tё pagёs mujore tё "Doktorit tё Shkencave", nё universitetet dhe shkollat e larta.

3. Kryetari i bordit tё miratimit tё teksteve shkollore, pёr miratimin dhe certifikimin e teksteve shkollore dhe tё materialeve tё tjera ndihmёse, të paguhet me vlerёn e 6 (gjashtё) pagave mujore, tё llogaritur me 100 për qind tё pagës mujore tё "Profesorit", nё universitete dhe shkollat e larta.

4. Vlerёsuesit tё paguhen, pёrkatёsisht, sipas punёs (pёr çdo tekst),:

a) Pёr vlerёsim shkencor 4 000 lekё;
b) Pёr vlerёsim gjuhёsor 3 000 lekё;
c) Pёr vlerёsimin e metodologjisё 3 000 lekё;
ç) Pёr vlerёsim dizajni 1 500 lekё;
d) Pёr vlerёsim krahasues tё njёjtёsisё dhe ndryshimeve 1 000 lekё.

5. Specialistёt a punonjësit, e thirrur pranë bordeve, komisioneve apo grupeve të punës, me kёrkesё tё bordit tё miratimit tё teksteve, për mbështetje teknike dhe veprime sekretarie, në periudhat e miratimit të teksteve, të paguhen, pёrkatёsisht:

a) Pёr hartimin e dokumentacionit tё vlerёsimit, miratimit dhe pёrzgjedhjes sё teksteve shkollore, mjeteve didaktike e materialeve tё tjera ndihmёse (pёr çdo pjesёmarrёs nё proces) 15 000 lekё;
b) Pёr administrimin dhe sekretimin e dokumentacionit tё teksteve, qё paraqiten pёr miratim (pёr çdo tekst) 100 lekё;
c) Pёr ekspertizёn e teksteve pёr letrёn, lidhjen, kopertinёn (pёr çdo tekst) 500 lekё;
ç) Pёr zbardhjen e vёrejtjeve ose tё vendimeve tё vlerёsuesve (pёr çdo tekst) 200 lekё.

6. Masa e pagesës për tё gjithё personat e aktivizuar nё kёtё proces miratohet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHPËRBLIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE TË QENDRËS KOMBËTARE ARSIMORE TË VLERËSIMIT DHE PROVIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin e 12 (dymbëdhjetë) punonjësve të Qendrës Kombëtare Arsimore të Vlerësimit dhe Provimeve, për punën e kryer për realizimin e Maturës Shtetërore, deri në 5 (pesë) paga mujore, në varësi të kontributit të secilit.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga të ardhurat e realizuara për vitin 2006, nga Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe Provimeve.

3. Ngarkohet Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe Provimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHLYERJEN E DISA DETYRIMEVE TË NDËRSJELLA TË NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 158 000 000 (njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve dhe minierave, në likuidim dhe konservim, ndaj KESH, sha-së.

2. Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 1 070 500 000 (një miliard e shtatëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të ndërmarrjeve të ujësjellësave ndaj KESH, sha-së, si dhe shuma prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të ujësjellësave ndaj ISSH-së.

3. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 71 500 000 (shtatëdhjetë e një milionë e pesëqind mijë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të bordeve të kullimit dhe të QTTTB-së, Lushnjë, ndaj KESH, sha-së.

4. Fondi prej 1 400 000 000 (një miliard e katërqind milionë) lekësh të përballohet nga fondi i kontigjencës, i planifikuar për vitin 2006.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ISSH-ja për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTЁS SЁ PJESSHME TЁ INVENTARIT (PJESA E PARЁ) + (PJESA E DYTЁ) TЁ PRONAVE TЁ PALUAJTSHME SHTETЁRORE, NЁ BASHKINЁ TIRANЁ, TЁ QARKUT TЁ TIRANЁS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e parё + pjesa e dytё) tё inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisё Tiranё, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista (pjesa e parё) me 581 (pesёqind e tetёdhjetё e njё) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 3 341 (tre mijё e treqind e dyzet e njё).

Lista (pjesa e dytё) me 370 (treqind e shtatёdhjetё) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 2 917 (dy mijё e nёntёqind e shtatёmbёdhjetё).

2. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR
MILOT-RRËSHEN, PJESË E KORRIDORIT
DURRËS-MORINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen, pjesë e korridorit Durrës-Morinë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 165 911 m2 , tokë arë, të vlerësuar me çmimin 600 lekë/ m2 , për kategorinë e pestë, dhe 900 lekë/ m2 , për kategorinë e tretë dhe të katërt, me vlerë 147 082 500 (njëqind e dyzet e shtatë milionë e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, për sipërfaqen 38 952 m2 , tokë truall, me çmimin 1 500 lekë/ m2 , me vlerë 58 428 000 ( pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, objekte, me vlerë të përgjithshme 174 165 661(njëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, kultura bujqësore dhe drufrutorë, me vlerë 20 784 675 (njëzet milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 400 460 836 (katër qind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 400 460 836 (katërqind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet:
- 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë nga buxheti i vitit 2006, zëri "Shpronësime", i miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.;
- 320 460 836 (treqind e njëzet milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, nga "Llogaria speciale", e krijuar si transfertë kapitale, për t'u përdorur për shpronësimet.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 008 000 (dy milionë e tetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

6. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda datës 31.12.2006.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Plotësim dokumentacioni", "Proces regjistrimi" dhe "Pretendim pronësie", do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektet në shërbim të objektit që shpronësohet, vlera e përllogaritur do t'u paguhet pronarëve, të cilët vërtetojnë pronësinë me dokumentacionin, respektiv (certifikatë pronësie, hartë treguese dhe kartelë pasurie, shoqëruar me lejen e ndërtimit). Deri në këto çaste paratë do të qëndrojnë të bllokuara në bankë.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

KORÇË-KAPSHTICË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Mifnistrave
V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Korçë-Kapshticë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 7 596 m2 , tokë bujqësore, e vlerësuar me 1 000 lekë/ m2 , në shumën 7 596 000 (shtatë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për sipërfaqen 7 380 m2 , tokë truall, e vlerësuar me 4 000 lekë/ m2 , në shumën 29 520 000 (njëzet e nëntë milionë e pesëqind e njëzet mijë) lekë, për sipërfaqen 1 452 m2 , tokë bujqësore, e vlerësuar me 600 lekë/ m2 , në shumën 871 200 (tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë, e vlerësuar në shumën e përgjithshme 37 987 200 (tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 37 987 200 (tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2006, zëri "Shpronësime", nga investimet në sektorin rrugor, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
5. Shpenzimet procedurale, në shumën 185 500 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

6. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda muajit dhjetor 2006.
7. Likuidimi i pronarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëhet brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I INFRASTRUKTURËS PORTUALE NË PORTIN E DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës portuale në portin e Durrësit.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Portual, Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, të paraqitur në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 7 303 m2 , tokë truall, e vlerësuar me 3 000 lekë/ m2 , në shumën e përgjithshme 21 909 000 (njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntë mijë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 21 909 000 (njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntë mijë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Autoritetit Portual, Durrës.

5. Shpenzimet procedurale, në shumën 185 500 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Autoriteti Portual, Durrës.
6. Shpronësimi të fillojë dhe të përfundojë brenda vitit 2006.
7. Likuidimi i pronarëve nga Autoriteti Portual të bëhet brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Portual, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.231, DATË 11.5.2000,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS",
TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Pika 17, e vendimit nr.231, datë 11.5.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"17. Pikët maksimale të mundshme janë:

a) 70 pikë në rezultatin e testimit;
b) 10 pikë për përvojën në punë të kandidatit dhe kualifikimet afatshkurtra;
c) 12 pikë për diplomën master;
ç) 8 pikë për aftësitë e veçanta personale;
d) kandidatët me gradë shkencore "Doktor i shkencave" vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë.".

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË TRUALLIT DHE TË OBJEKTEVE TË DISA AGJENCIVE TË REZERVAVE TË SHTETIT, NGA MINISTRIA E BRENDSHME NJËSIVE RESPEKTIVE TË QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3, 5, e 18, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme, publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, dhe të neneve 13, 15/c e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

1. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ndojë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Cudhi, të qarkut të Durrësit.

2. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Halilaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Fushë-Krujë, të qarkut të Durrësit.

3. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Tapizë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit.

4. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Buron, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit.

5. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Berat-Qendër Berat, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Berat, të qarkut të Beratit.

6. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Fushë-Peshtan, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Vërtop, të qarkut të Beratit.

7. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Mbolan, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Sinjë, të qarkut të Beratit.

8. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ujë i Zi, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Terpan, të qarkut të Beratit.

9. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shushicë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Shushicë, të qarkut të Elbasanit.

10. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Gjinar, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Gjinar, të qarkut të Elbasanit.

11. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Dorëz, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Qendër-Librazhd, të qarkut të Elbasanit.

12. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shalës, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Shalës, të qarkut të Elbasanit.
13. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shtemaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Bradashesh, të qarkut të Elbasanit.

14. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Kokel, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Kodovjat, të qarkut të Elbasanit.

15. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shpellë e Mokrës, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Velçan, të qarkut të Korçës.

16. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Povel, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Fratar, të qarkut të Fierit.

17. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Lushnjë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Lushnjë, të qarkut të Fierit.

18. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Tepelenë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës.

19. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Dukaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Q/Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës.

20. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Maqellarë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Maqellarë, të qarkut të Dibrës.

21. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Milot, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Milot, të qarkut të Lezhës.

22. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ndërfushas, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Rrëshen, të qarkut të Lezhës.

23. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Kastriot, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Gomsiqe, të qarkut të Shkodrës.

24. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryetarët e njësive respektive të qeverisjes vendore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. XHEMAL MEÇI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror zotit Xhemal Meçi, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.

Z. MIHO GJINI

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Miho Gjini, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
ZNJ. HAMIDE XHAJA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror znj. Hamide Xhaja, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË SHQIPTARE "ATDHEU"

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 18, tё ligjit nr.8580, datё 17.2.2000, "Pёr partitё politike", tё ndryshuar, tё neneve 21 e 27, tё ligjit nr.8379, datё 29.7.1998, "Pёr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tё shtetit tё Republikёs sё Shqipёrisё", dhe tё nenit 12, tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, "Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

5. Partisё shqiptare "Atdheu" t'i jepet njё fond prej 100 000 (njёqind mijё) lekёsh, si ndihmё financiare.

6. Ky fond tё pёrballohet nga fondi rezervё i Kёshillit tё Ministrave.

7. Ngarkohet ministri i Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES FINANCIARE, NDЁRMJET KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE TЁ REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE KOMISIONIT TЁ KOMUNITETEVE EUROPIANE, "PЁR PROGRAMIN VJETOR TЁ VEPRIMIT CARDS 2006, PЁR SHQIPЁRINЁ""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrёveshjes financiare, ndёrmjet Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Komisionit tё Komuniteteve Europiane, "Pёr programin vjetor tё veprimit CARDS 2006, pёr Shqipёrinё"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR
RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES FINANCIARE, NDЁRMJET KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE TЁ REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE KOMISIONIT TЁ KOMUNITETEVE EUROPIANE, "PЁR PROGRAMIN VJETOR TЁ VEPRIMIT CARDS 2006, PЁR SHQIPЁRINЁ"

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :

Neni 1
Ratifikimin e marrёveshjes financiare, ndёrmjet Kёshillit tё Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe Komisionit tё Komuniteteve Europiane, "Pёr programin vjetor tё veprimit CARDS 2006, pёr Shqipёrinё".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË ISH-OFICERËVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS, VANGJEL KIÇOÇONDI, QEMAL BILAL KONI, DEMUSH HAJDAR HEBAJ, DHE TË ISH-MJEKUT TË QSU-SË, "NËNË TEREZA", TIRANË, SANDËR PRENG BALOJ, PËR RAST VDEKJEJE GJATË KRYERJES SË DETYRËS

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё shkronjёs "d", tё pikёs 2, tё nenit 39, tё ligjit nr.8869, datё 22.5.2003, "Pёr Gardёn e Republikёs sё Shqipёrisё", tё neneve 21 e 27, tё ligjit nr.8379, datё 29.7.1998, "Pёr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tё shtetit tё Republikёs sё Shqipёrisё", dhe tё nenit 12, tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, "Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Brendshёm dhe tё ministrit tё Shёndetёsisё, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhёnien e ndihmёs financiare familjeve tё z.Vangjel KiçoÇondi, z.Qemal Bilal Koni, z.Demush Hajdar Hebaj, ish-oficerё nё Gardёn e Republikёs, dhe tё z.Sandёr Baloj, ish-mjek nё QSU "Nёnё Tereza", Tiranё, nё masёn 5 000 000 (pesё milionё) lekё secilёs, pёr rast vdekjeje gjatё kryerjes sё detyrёs.

2. Shuma e pёrgjithshme prej 20 000 000 (njёzet milionё) lekёsh tё depozitohet nё llogarinё likuiduese tё Gardёs sё Republikёs, me nr.0101030780, nё Raiffeisen Bank dhe dhёnia personave pёrfitues tё bёhet me komision, nёpёrmjet arkёs sё Gardёs sё Republikёs.

3. Ky fond tё pёrballohet nga fondi rezervё i Kёshillit tё Ministrave.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NЁ PARIM, TЁ MARRЁVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SЁ MALIT TЁ ZI, PЁR HAPJEN E PIKЁS SЁ PЁRBASHKЁT KUFITARE MURIQAN-SUKOBIN, NDЁRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, NЁ MURIQAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, nё parim, tё marrёveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës sё Malit tё Zi, pёr hapjen e pikёs sё pёrbashkёt kufitare Muriqan-Sukobin, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe Republikёs sё Malit tё Zi, nё Muriqan.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PROTOKOLLIT "PËR DISA NDRYSHIME NË MARRËVESHJEN "PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 1996, NË PROJEKTIN "PLANIFIKIMI FAMILJAR III"", TË NËNSHKRUAR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, NË DATË 16.12.2004"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Miratimin e protokollit "Për disa ndryshime në marrëveshjen "Për bashkëpunimin financiar, 1996, në projektin "Planifikimi familjar III"", tё nënshkruar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në datë 16.12.2004".

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES STRATEGJIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHËRBIMIT POLICOR EUROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Brendshёm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes strategjike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit Policor Europian.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.551, DATË 2.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE BUXHETORË, PËR VITIN 2006, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9464, date 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e vendimit nr.551, datë 2.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si mё poshtë vijon:

"1. Numri aktiv i punonjësve buxhetorë, për vitin 2006, nё ministritë dhe institucionet qendrore është 109 973 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.".

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHLYERJEN E DISA DETYRIMEVE TË NDËRSJELLA TË NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 158 000 000 (njëqind e pesëdhjetë e tetë milionë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve dhe minierave, në likuidim dhe konservim, ndaj KESH, sha-së.

2. Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 1 070 500 000 (një miliard e shtatëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të ndërmarrjeve të ujësjellësave ndaj KESH, sha-së, si dhe shuma prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të ujësjellësave ndaj ISSH-së.

3. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet shuma prej 71 500 000 (shtatëdhjetë e një milionë e pesëqind mijë) lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të bordeve të kullimit dhe të QTTTB-së, Lushnjë, ndaj KESH, sha-së.

4. Fondi prej 1 400 000 000 (një miliard e katërqind milionë) lekësh të përballohet nga fondi i kontigjencës, i planifikuar për vitin 2006.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe ISSH-ja për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTЁS SЁ PJESSHME TЁ INVENTARIT (PJESA E PARЁ) + (PJESA E DYTЁ) TЁ PRONAVE TЁ PALUAJTSHME SHTETЁRORE, NЁ BASHKINЁ TIRANЁ, TЁ QARKUT TЁ TIRANЁS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e parё + pjesa e dytё) tё inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisё Tiranё, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista (pjesa e parё) me 581 (pesёqind e tetёdhjetё e njё) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 3 341 (tre mijё e treqind e dyzet e njё).

Lista (pjesa e dytё) me 370 (treqind e shtatёdhjetё) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 2 917 (dy mijё e nёntёqind e shtatёmbёdhjetё).

2. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR
MILOT-RRËSHEN, PJESË E KORRIDORIT
DURRËS-MORINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen, pjesë e korridorit Durrës-Morinë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 165 911 m2 , tokë arë, të vlerësuar me çmimin 600 lekë/ m2 , për kategorinë e pestë, dhe 900 lekë/ m2 , për kategorinë e tretë dhe të katërt, me vlerë 147 082 500 (njëqind e dyzet e shtatë milionë e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, për sipërfaqen 38 952 m2 , tokë truall, me çmimin 1 500 lekë/ m2 , me vlerë 58 428 000 ( pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, objekte, me vlerë të përgjithshme 174 165 661(njëqind e shtatëdhjetë e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, kultura bujqësore dhe drufrutorë, me vlerë 20 784 675 (njëzet milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 400 460 836 (katër qind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 400 460 836 (katërqind milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet:
- 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë nga buxheti i vitit 2006, zëri "Shpronësime", i miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.;
- 320 460 836 (treqind e njëzet milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, nga "Llogaria speciale", e krijuar si transfertë kapitale, për t'u përdorur për shpronësimet.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 008 000 (dy milionë e tetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

6. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda datës 31.12.2006.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi "Plotësim dokumentacioni", "Proces regjistrimi" dhe "Pretendim pronësie", do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektet në shërbim të objektit që shpronësohet, vlera e përllogaritur do t'u paguhet pronarëve, të cilët vërtetojnë pronësinë me dokumentacionin, respektiv (certifikatë pronësie, hartë treguese dhe kartelë pasurie, shoqëruar me lejen e ndërtimit). Deri në këto çaste paratë do të qëndrojnë të bllokuara në bankë.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR
KORÇË-KAPSHTICË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Mifnistrave
V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Korçë-Kapshticë.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 7 596 m2 , tokë bujqësore, e vlerësuar me 1 000 lekë/ m2 , në shumën 7 596 000 (shtatë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për sipërfaqen 7 380 m2 , tokë truall, e vlerësuar me 4 000 lekë/ m2 , në shumën 29 520 000 (njëzet e nëntë milionë e pesëqind e njëzet mijë) lekë, për sipërfaqen 1 452 m2 , tokë bujqësore, e vlerësuar me 600 lekë/ m2 , në shumën 871 200 (tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë, e vlerësuar në shumën e përgjithshme 37 987 200 (tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 37 987 200 (tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2006, zëri "Shpronësime", nga investimet në sektorin rrugor, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
5. Shpenzimet procedurale, në shumën 185 500 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

6. Shpronësimi të fillojë e të përfundojë brenda muajit dhjetor 2006.
7. Likuidimi i pronarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëhet brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I INFRASTRUKTURËS PORTUALE NË PORTIN E DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës portuale në portin e Durrësit.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Portual, Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, të paraqitur në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 7 303 m2 , tokë truall, e vlerësuar me 3 000 lekë/ m2 , në shumën e përgjithshme 21 909 000 (njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntë mijë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 21 909 000 (njëzet e një milionë e nëntëqind e nëntë mijë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Autoritetit Portual, Durrës.

5. Shpenzimet procedurale, në shumën 185 500 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Autoriteti Portual, Durrës.
6. Shpronësimi të fillojë dhe të përfundojë brenda vitit 2006.
7. Likuidimi i pronarëve nga Autoriteti Portual të bëhet brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti Portual, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.231, DATË 11.5.2000,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL DHE PERIUDHËN E PROVËS",
TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Pika 17, e vendimit nr.231, datë 11.5.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"17. Pikët maksimale të mundshme janë:

a) 70 pikë në rezultatin e testimit;
b) 10 pikë për përvojën në punë të kandidatit dhe kualifikimet afatshkurtra;
c) 12 pikë për diplomën master;
ç) 8 pikë për aftësitë e veçanta personale;
d) kandidatët me gradë shkencore "Doktor i shkencave" vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë.".

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË TRUALLIT DHE TË OBJEKTEVE TË DISA AGJENCIVE TË REZERVAVE TË SHTETIT, NGA MINISTRIA E BRENDSHME NJËSIVE RESPEKTIVE TË QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3, 5, e 18, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme, publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, dhe të neneve 13, 15/c e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

1. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ndojë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Cudhi, të qarkut të Durrësit.

2. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Halilaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Fushë-Krujë, të qarkut të Durrësit.

3. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Tapizë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit.

4. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Buron, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit.

5. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Berat-Qendër Berat, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Berat, të qarkut të Beratit.

6. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Fushë-Peshtan, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Vërtop, të qarkut të Beratit.

7. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Mbolan, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Sinjë, të qarkut të Beratit.

8. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ujë i Zi, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Terpan, të qarkut të Beratit.

9. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shushicë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Shushicë, të qarkut të Elbasanit.

10. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Gjinar, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Gjinar, të qarkut të Elbasanit.

11. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Dorëz, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Qendër-Librazhd, të qarkut të Elbasanit.

12. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shalës, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Shalës, të qarkut të Elbasanit.
13. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shtemaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Bradashesh, të qarkut të Elbasanit.

14. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Kokel, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Kodovjat, të qarkut të Elbasanit.

15. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Shpellë e Mokrës, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Velçan, të qarkut të Korçës.

16. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Povel, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Fratar, të qarkut të Fierit.

17. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Lushnjë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Lushnjë, të qarkut të Fierit.

18. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Tepelenë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës.

19. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Dukaj, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Q/Tepelenë, të qarkut të Gjirokastrës.

20. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Maqellarë, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Maqellarë, të qarkut të Dibrës.

21. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Milot, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Milot, të qarkut të Lezhës.

22. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Ndërfushas, nga Ministria e Brendshme në pronësi të bashkisë Rrëshen, të qarkut të Lezhës.

23. Transferimin e truallit dhe të objekteve të rezervave të shtetit, të agjencisë Kastriot, nga Ministria e Brendshme në pronësi të komunës Gomsiqe, të qarkut të Shkodrës.

24. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryetarët e njësive respektive të qeverisjes vendore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. XHEMAL MEÇI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror zotit Xhemal Meçi, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. MIHO GJINI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Miho Gjini, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë tÃ

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›