E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u shqyrtua rendi i ditës dhe u miratuan vendimet e mëposhtëme: V E N D I M PËR PROPOZI

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u shqyrtua rendi i ditës dhe u miratuan vendimet e mëposhtëme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994, "PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME",
TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843,
DATË 13.7.1994, "PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, të bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 1 shtohet përkufizimi, me këtë përmbajtje:

""Regjistrim fillestar"- regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.".

Neni 2

Neni 2/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 2/1
Objekti i veprimtarisë

Objekt i veprimtarisë së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe përgatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.".

Neni 3

Paragrafi i dytë, i nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme drejtohet nga kryeregjistruesi dhe, në mungesë të tij, nga njëri prej dy zëvendëskryeregjistruesve.

Kryeregjistruesi emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit të Drejtësisë.

Zëvendëskryeregjistruesit emërohen dhe shkarkohen nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e kryeregjistruesit.".

Neni 4

Në nenin 4 shtohet shkronja "d", me këtë përmbajtje:

"d) informacioni, filmik dhe elektronik.".

Neni 5

Pas paragrafit të parë, të nenit 10, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

"Në rastet kur, për të njëjtën pasuri, janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi me vendim të arsyetuar, i kërkon kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën dhe palët e interesuara.

Kryeregjistruesi nxjerr vendim, brenda 30 ditësh nga marrja e kërkesës së regjistruesit. Kundër vendimit të kryeregjistruesit mund të bëhet ankim në gjykatë, sipas nenit 52, të këtij ligji.".

Neni 6

Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 12
Vonesa në regjistrim

Nëse një dokument paraqitet për regjistrim më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhet kamatëvonesë, e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit.".

Neni 7

Nenet 13, 19 e 29 shfuqizohen.

Neni 8

Në nenin 21 bëhen ndryshimi e shtesa, si më poshtë vijon:

a) Në paragrafin e fundit hiqen fjalët "... dhe të vërtetuar nga organi përkatës se është në përputhje me ligjet në fuqi."
b) Në fund të nenit shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:

"Kur pasuritë e paluajtshme, ngjitur njëra-tjetrës, janë pronë e pronarëve të ndryshëm, regjistruesi mund të bëjë bashkimin e tyre në të gjitha rastet kur pronarët paraqesin deklaratën noteriale, ku shprehet pëlqimi i palëve për bashkim të pasurive, e shoqëruar me plan rilevimi, të përgatitur nga topografi i licencuar.
Në të gjitha rastet, pronarët dorëzojnë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme certifikatën origjinale të pasurisë, që do të bashkohet ose ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.".

Neni 9

Në nenin 23 pas fjalës "... së një kartele..." shtohen "... dhe të një harte treguese të regjistrimit...".

Neni 10

Shkronjat "a", "b" dhe "c", të nenit 24, ndryshohen, si më poshtë vijon:

"a) Pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme përcaktohen nga aktet e fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil, të Republikës së Shqipërisë.
b) Individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie sipas shkronjës "a", por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t'i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, me një planvendosje apo genplanin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë, që pretendohet, si dhe kopje, të vërtetuara nga noteri, të dokumenteve të ndryshme, që mbështesin kërkesën për regjistrim.
Regjistruesi, brenda 30 ditësh nga paraqitja e kërkesës, duhet t'i kthejë përgjigje kërkuesit pas pagesës së shpenzimeve, të cilat parapaguhen nga kërkuesi.
Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor, gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë ngjitur njëra-tjetrës, e të cilët kanë interes të ligjshëm në gjykim.
c) Për kalimin në pronësi të sipërfaqes, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim", kërkuesit duhet t'i drejtohen strukturave të kthimit dhe kompensimit të pronave.".

Neni 11

Në të tre paragrafët e nenit 25, shifra "90" ndryshohet në "45".

Neni 12

Në nenin 27 shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

"Regjistrimi i një pasurie nuk mund të krijojë mbivendosje me prona të regjistruara më parë, përveç rasteve kur kemi humbje ose ndryshim të pronësisë së regjistruar, sipas neneve 37 e 38, të këtij ligji.

Në rastet kur dokumentet e paraqitura për regjistrim janë të vlefshme, por krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, refuzon regjistrimin e pasurisë për atë pjesë, që krijon mbivendosjen, deri në zgjidhjen gjyqësore dhe orienton kërkuesin për zgjidhjen e çështjes në rrugë, administrative e gjyqësore.".

Neni 13

Neni 32 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 32
Regjistrimi i kontratës së qirasë

Kontrata e qirasë për një pasuri të paluajtshme, për një periudhë kohore deri në nëntë vjet, nuk është e detyrueshme të regjistrohet.Çdo kontratë qiraje për një pasuri të paluajtshme, me zgjatje kohore 9 vjet ose më shumë, duhet të regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënësit.

Kur një kontratë qiraje është për pjesë të pasurisë së paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/pjesët, që është/janë dhënë me qira dhe për pjesën/pjesët e pasurisë së paluajtshme që mbetet/mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën treguese të pasurive të paluajtshme. Në këto raste, në zyrën përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme depozitohet certifikata e pronësisë së pasurisë, që do të ndahet.

Zyra e regjistrimit regjistron edhe të drejtën e parablerjes, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar.".

Neni 14

Neni 37 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 37
Regjistrimi i fitimit tё pronёsisё me parashkrim fitues

Regjistrimi i fitimit tё pronёsisё mbi njё pasuri tё paluajtshme, me parashkrim fitues, bёhet pas paraqitjes sё vendimit gjyqёsor tё formёs sё prerё te regjistruesit pёr kёtё fitim pronёsie.

Nё pёrputhje me kёtё vendim, regjistruesi regjistron si pronar tё pasurisё sё paluajtshme personin, qё e ka fituar atё me parashkrim fitues.

Regjistrimi i fitimit tё pronёsisё, sipas kёtij neni, bёhet nga zyra e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme pas plotёsimit tё kushteve tё regjistrimit, tё pёrcaktuara nё shkronjёn "h" dhe nё paragrafin e fundit, tё nenit 193, tё Kodit Civil, tё Republikёs sё Shqipёrisё. Nё rast se nuk plotёsohen kushtet e sipёrpёrmendura, regjistruesi propozon refuzimin e kёrkesёs pёr regjistrim dhe dosja e plotё e praktikёs, sё bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojnё pёr kompetencё kryeregjistruesit.

Kryeregjistruesi, brenda 30 ditёve, me urdhёr tё arsyetuar, mund tё vendosё miratimin ose jo tё propozimit. Kundёr urdhrit tё kryeregjistruesit pёr refuzimin e regjistrimit mund tё bёhet ankim nё rrugё gjyqёsore.

Elementet e vendimit, qё verifikohen nga zyra e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme, dhe procedura e nxjerrjes sё urdhrit pёrcaktohen me udhёzim tё Kёshillit tё Ministrave.".

Neni 15

Neni 38 ndryshohet, si mё poshtё vijon:

"Neni 38
Regjistrimi i fitimit tё pronёsisё me anё tё ligjit, vendimit gjyqёsor apo aktit administrativ

Nё rastet kur shteti, personi, fizik ose juridik, ka fituar tё drejtёn e pronёsisё mbi njё pasuri tё paluajtshme me anё tё ligjit, vendimit gjyqёsor tё formёs sё prerё pёr fitimin ose kalimin e sё drejtёs sё pronёsisё apo tё aktit tё njё organi administrativ, regjistruesi, mbёshtetur nё kёto akte, tё paraqitura nga personi i interesuar, bёn regjistrimin, duke shёnuar pronar shtetin, personin, fizik ose juridik, tё cilit i ka kaluar e drejta e pronёsisё.
Regjistrimi i fitimit tё pronёsisё, sipas kёtij neni, bёhet nga zyra e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme, pas plotёsimit tё kushteve tё regjistrimit, tё pёrcaktuara nё shkronjёn "h" dhe nё paragrafin e fundit, tё nenit 193, tё Kodit Civil, tё Republikёs sё Shqipёrisё.

Nёse nuk plotёsohen kushtet e sipёrpёrmendura, regjistruesi propozon refuzimin e kёrkesёs pёr regjistrim dhe dosja e plotё e praktikёs, sё bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojnё pёr kompetencё kryeregjistruesit.

Kryeregjistruesi, brenda 30 ditёsh, me urdhёr tё arsyetuar, mund tё vendosё miratimin ose jo tё propozimit. Kundёr urdhrit tё kryeregjistruesit pёr refuzimin e regjistrimit mund tё bёhet ankim nё rrugё gjyqёsore.

Elementet e vendimit, qё verifikohen nga zyra e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme, dhe procedura e nxjerrjes sё urdhrit pёrcaktohen me udhёzim tё Kёshillit tё Ministrave.".

Neni 16

Pas nenit 39, shtohet neni 39/a, me kёtё pёrmbajtje:

"Neni 39/a

Regjistruesi nuk mund tё pranojё asnjё regjistrim tё ri, tё njё prone, nёse pёr kёtё pronё ka njё regjistrim tё mёparshёm tё njё titulli, sipas neneve 37 e 38, tё kёtij ligji.

Nёse regjistruesi ёshtё vёnё nё dijeni se njё regjistrim i mёparshёm ёshtё kryer nё kundёrshtim me kёtё nen, atёherё ai procedon sipas nenit 10, tё kёtij ligji.".

Neni 17

Pas nenit 41, shtohet neni 41/a, me kёtё pёrmbajtje:

"Neni 41/a
Regjistrimi i ndёrtimeve tё reja

Regjistruesi, me kёrkesё tё investitorit dhe të pronarit, bёn regjistrimin e pёrkohshёm tё objektit, nё fazёn e pёrfundimit tё karabinasё, si dhe lёshon certifikatёn pёrkatёse, nё pёrputhje me nenin 12/1, tё ligjit nr.8402, datё 10.9.1998, "Pёr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tё ndёrtimit". Ky regjistrim bёhet me kolonё tё ndryshme nga ajo e truallit, nё tё cilin po kryhet ndёrtimi, dhe ёshtё i vlefshёm deri nё pёrfundimin e objektit, pёr efekt tё kreditimit tё investitorit ose regjistrimit tё kontratave paraprake.

Me kёrkesёn e palёs sё interesuar, regjistruesi bёn regjistrimin e kontratave paraprake tё shitjes sё pjesёve tё njё ndёrtimi tё ri dhe i pajis blerёsit e ardhshёm me certifikata tё pёrkohshme. Ky regjistrim ёshtё i vlefshёm deri nё regjistrimin e kontratёs sё shitjes, pёr efekt tё kreditimit tё blerёsit. Pёr regjistrimin e kontratave paraprake zbatohet parimi i pёrparёsisё sё regjistrimit, sipas nenit 10, tё kёtij ligji.

Pas pёrfundimit tё objektit, pёr regjistrimin pёrfundimtar tё tij zbatohet neni 13, i ligjit nr.8402, datё 10.9.1998, "Pёr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tё ndёrtimit", tё ndryshuar.".

Neni 18

Shkronja "a", e nenit 44, ndryshohet, si mё poshtё vijon:

"a) pёr njё periudhё deri nё 30 ditё nga data e njoftimit.".

Neni 19

Nё nenin 48 bёhen ndryshimi dhe shtesa, si mё poshtё vijon:

a) Fjalia e parё ndryshohet, si mё poshtё vijon:

"Regjistruesi korrigjon gabimet materiale nё certifikatё, kartelёn e pasurisё sё paluajtshme dhe hartёn treguese tё regjistrimit nё rastet e mёposhtme:".

b) Pas shkronjёs "dh", shtohet fjalia, me kёtё pёrmbajtje:

"Kur regjistruesi vёren se nё certifikatё ka gabime materiale, lёshon certifikatё tё re, pasi tё jetё depozituar certifikata e mёparshme e pronёsisё.".

Neni 20

Pas nenit 48, shtohet neni 48/a, me kёtё pёrmbajtje:

"Neni 48/a
Fshirja e regjistrimit tё parregullt

Kur regjistruesi vёren se regjistrimi i njё pasurie ёshtё kryer nё mёnyrё tё parregullt, si pasojё e elementeve tё formёs, ёshtё i detyruar t'i kёrkojё kryeregjistruesit nxjerrjen e vendimit pёr fshirjen e kёtij regjistrimi, duke bёrё shёnimin nё kolonёn pёrkatёse, dhe kthimin e pasurisё nё gjendjen juridike para kёtij regjistrimi.

Kёrkesa e regjistruesit duhet tё jetё e argumentuar dhe tё pёrmbajё bazёn ligjore. Deri nё nxjerrjen e vendimit tё kryeregjistruesit pёr miratimin ose refuzimin e kёsaj kёrkese, regjistruesi bёn pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinё nuk mund tё kryhen veprime, si dhe njofton palёn dhe palёt e interesuara.

Kryeregjistruesi nxjerr vendim, brenda 30 ditёsh nga marrja e kёrkesёs sё regjistruesit. Kundёr vendimit tё kryeregjistruesit mund tё bёhet ankim nё gjykatё, sipas nenit 52, tё kёtij ligji.".

Neni 21

Nё nenin 51 shtohet paragrafi, me kёtё pёrmbajtje:

"Vendimet dhe urdhёrat, e nxjerra nga kryeregjistruesi, janё tё detyrueshme pёr zbatim nga regjistruesit.".

Neni 22

Paragrafi i parё, i nenit 55, ndryshohet, si mё poshtё vijon:

"Çdo deklarim ose veprim, qё bie nё kundёrshtim me nenet 11, 24, 44 dhe 45, kur nuk pёrbёn vepёr penale, dёnohet me gjobё nga regjistruesi nga 5 000 deri nё 50 000 lekё. Kundёr vendimit tё dёnimit mund tё bёhet ankim nё gjykatёn e rrethit, ku ёshtё kryer kundёrvajtja, brenda 30 ditёve nga dita e njoftimit.

Me ekzekutimin e gjobёs ngarkohen strukturat e policisё tatimore.".

Neni 23

Ky ligj hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË DISA KOMUNAVE TË RRETHIT TROPOJË, TË QARKUT TË KUKËSIT, TË DËMTUARA NGA
TËRMETI I DATËS 10.7.2005

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", dhe të neneve 31 e 32, shkronja "a", të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, "Për emergjencat civile", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2007, t'i shtohet fondi prej 40 858 622 (dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekësh, për dhënie ndihme financiare, sipas preventivave të hartuara nga këshilli i qarkut të Kukësit, familjeve të komunave Bujan, Margegaj, Fierzë dhe Bytyç, rrethi Tropojë, të qarkut të Kukësit, të dëmtuara nga tërmeti i datës 10 korrik 2005, fond i cili të ndahet, si më poshtë vijon:

a) Komunës Bujan, 29 259 929 (njëzet e nëntë milionë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzet e nëntë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet vendimit.
b) Komunës Margegaj, 8 885 261 (tetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 2, që i bashkëlidhet vendimit.
c) Komunës Fierzë, 1 102 696 (një milion e njëqind e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 3, që i bashkëlidhet vendimit.
ç) Komunës Bytyç, 1 610 736 (një milion e gjashtëqind e dhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, fond i cili do të shpërndahet nga komuna për kryefamiljarët sipas tabelës 4, që i bashkëlidhet vendimit.

2. Fondi prej 40 858 622 (dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e dy) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për vitin 2007.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe prefekti i qarkut të Kukësit për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS NGRAÇAN, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Ngraçan, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Ngraçan, të qarkut të Fierit, miratuar me vendimin nr.329, datë 21.5.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ngraçan".

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Ngraçan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS ISHËM, TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Ishёm, të qarkut të Durrёsit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Ishёm, të qarkut të Durrёsit, miratuar me vendimin nr.473,datë 16.7.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ishёm".

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Ishёm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUSHAT, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

5. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Bushat, të qarkut të Shkodrёs, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Bushat, të qarkut të Shkodrёs, miratuar me vendimin nr.514, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Barbullush", dhe tё vendimit nr.181, datё 31.3.2005, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr miratimin e listёs sё inventarit tё pronave tё paluajtshme shtetёrore nё komunёn e Bushatit, tё qarkut tё Shkodrёs".

6. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Bushat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) "PËR DOKUMENTET E IDENTITETIT TË DETARËVE, E RISHIKUAR , 2003 (C185)"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) "Për dokumentet e identitetit të detarëve, e rishikuar, 2003 (C185)".

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.535, DATË 4.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, TË INSTITUTIT TË STUDIMIT TË TOKAVE DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Nё vendimin nr.535, datё 4.8.2006, i Kёshillit tё Ministrave, tё bёhen kёto shtesa:

a) Pas fjalёs "...i dytё..." shtohen "...dhe i tretё...".
b) Genplanit, qё i bashkёlidhej vendimit, i shtohet edhe genplani, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.

2. Ngarkohen Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave dhe Qendra pёr Transferimin e Teknologjive Bujqёsore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. FATOS KONGOLI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Fatos Kongoli, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.2.2007.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

RISTRUKTURIMIN PËR EFEKT PRIVATIZIMI TË SHOQËRISË ANONIME "ARMO"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 8, të ligjit nr.9117, datë 24.7.2003, "Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të "ARMO", sha, Fier", të nenit 164, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, "Për shoqëritë tregtare", të nenit 4, të ligjit nr.7926, datë 20.4.1994, "Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare", të ndryshuar, dhe të neneve 22 e 23, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e shoqërisë anonime "ARMO" të bëjë ndarjen e aseteve fikse dhe të llogarive financiare, që lidhen me veprimtarinë e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, mbi bilancin e datës 31.12.2003.

2. Privatizimi i pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve të bëhet në përputhje me procedurat e privatizimit të ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore, të vogla dhe të mesme, të përcaktuara në vendimet nr.703, datë 11.10.2006, dhe nr.704, datë 11.10.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore apo të objekteve të veçuara, që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare", dhe "Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet, si dhe për procedurën e shitjes".

3. Shoqëria anonime "ARMO" ruan të gjitha të drejtat mbi asetet, që i përgjigjen veprimtarisë së pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, deri në çastin e privatizimit të tyre. Të drejtat dhe detyrimet, më 31.12.2006, mbeten për llogari të shoqërisë "ARMO", sha.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRBËRJEN E KËSHILLIT TË ARSIMIT TË LARTË DHE SHKENCËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10/2, 10/3, 10/4 e 10/5, të ligjit nr.9576, datë 3.7.2006, "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë"", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës të përbëhet nga 19 anëtarë si më poshtë vijon:

a) Në detyrë funksionale shtetërore:

i. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Kryetar;
ii. Kryetari i Akademisë së Shkencave anëtar;
iii. Kryetari i Konferencës së Rektorëve anëtar;
iv. Një përfaqësues, i caktuar nga Ministria e Financave, anëtar.

b) 15 përfaqësues, ekspertë të fushës së arsimit të lartë, shkencës, teknologjisë dhe sektorit privat:

1. Artan Fuga
2. Anila Godo
3. Aleksandër Xhuvani
4. Bardhyl Musaj
5. Evan Roco
6. Lindita Lati
7. Llukan Puka
8. Marenglen Gjonaj
9. Myqerem Tafaj
10. Petraq Petro
11. Romeo Gurakuqi
12. Spiro Qirko
13. Thoma Korini
14. Ylli Pango
15. Xhezair Zaganjori

2. Anëtarët e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës të paguhen, për çdo muaj, me 25 për qind të pagës së "Profesorit" në universitet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN FRATAR, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Fratar, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 46 (dyzet e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 236 (dyqind e tridhjetë e gjashtë).

4. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROCEDURAT DHE FORMAT E SHITJES SË TRUALLIT, TË PAJISUR ME INFRASTRUKTURË, PËR QËLLIME TREGU

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Procedura e shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, që ndodhet brenda juridiksionit territorial të bashkisë, realizohet nga kjo bashki.

2. Trualli, pronë e shtetit, duhet të jetë i regjistruar në emër të bashkisë, si rezultat i transferimit të pronësisë, në bazë të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", ndërsa trualli, i blerë nga subjekte private, duhet të regjistrohet në emër të bashkisë, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

3. Programi i pajisjes së truallit me infrastrukturë zbatohet nga ministria, që mbulon fushën e strehimit, në bashkëpunim me bashkinё ku ndodhet trualli, në rastin kur trualli, pronë e shtetit, nuk ёshtё transferuar nё pronёsi tё saj.

4. Subjekti shtetëror, që zbaton programin, i kërkon zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme vërtetimin e pronësisë, dokumentacionin përkatës, si dhe çmimin për m2 të trojeve të shitura në tre muajt e fundit. Informacioni i kërkuar i dërgohet subjektit shtetëror kërkues, brenda 15 ditëve.

5. Në rastin kur zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të përcaktuara çmime për shitjen e truallit në zonën në fjalë apo në zona të afërta me të, si dhe në rastet kur çmimet e raportuara nga kjo e fundit rezultojnë të jenë më të ulëta se çmimet reale të tregut të shitblerjes së trojeve në atë zonë, subjekti shtetëror, që zbaton programin, ngre komisionin e vlerësimit të truallit, i cili, brenda 20 ditëve, përcakton vlerën mesatare të shitblerjes së truallit për m2, në bazë të sondazheve për kërkesë-ofertën e tregut për shitblerjen e trojeve, në zonat me karakteristika të ngjashme.

6. Kriteret e vlerësimit të karakteristikave të ngjashme janë:

a) Afërsia me qendrat e banuara, ku afërsi e përshtatshme do të merret angazhimi i jo më tepër se 20 minuta kohë lëvizje me automjet privat ose 30 minuta kohë lëvizje me shërbim urban;
b) Afërsia me qendrat e punësimit, ku afërsi e përshtatshme vlerësohet angazhimi i jo më tepër se 30 minuta kohë lëvizje me automjet privat ose mbi 40 minuta kohë lëvizje me shërbim urban;
c) Afërsia me shërbime të tjera, urbane dhe komunitare si: shërbimi shëndetësor, arsimor, qendra tregtare, etj., ku afërsia e përshtatshme me këto shërbime vlerësohet angazhimi i jo më tepër se 20 minuta lëvizje në këmbë.

7. Në të gjitha rastet, çmimi i shitjes së truallit nuk duhet të jetë më i ulët se çmimi, me të cilin është shitur një truall, pronë private, i papajisur me infrastrukturë, në një zonë të ngjashme. Këtij çmimi i shtohen shpenzimet për studimin urbanistik, infrastrukturën dytësore, si dhe vlera e shtuar për shkak të urbanizimit. Me infrastrukturë dytësore kuptohet rrjeti rrugor, rrjeti i ujësjellësit e i kanalizimeve, rrjeti elektrik dhe telefonik, nga degëzimi kryesor deri në lidhjen me sistemin e brendshëm të objekteve të banimit dhe të shërbimit të zonës së studiuar.

8. Kur subjekti, që zbaton programin, ka blerë truall nga një subjekt privat, çmimi i shitjes së truallit nuk duhet të jetë më i ulët se çmimi, me të cilin është blerë, plus investimin e kryer për prishje, nëse ka, pёr infrastrukturën dhe vlerën e shtuar, për shkak të urbanizimit.

9. Shitja e truallit, të pajisur me infrastrukturë, bëhet me ankand. Njoftimi për shpalljen e ankandit bëhet në të paktën dy gazeta, me shpërndarje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe me tirazh më të lartë, apo me mjete të tjera të informimit publik dhe shpallet në një vend të dukshëm, pranë bashkisë ose ministrisë, në varësi të subjektit shtetëror, që zbaton programin.

10. Në njoftimin për shpalljen e ankandit përcaktohen:

a) Vendi, data dhe ora e zhvillimit të ankandit;
b) Vendndodhja e truallit, që do të shitet, dhe sipërfaqja e tij;
c) Vlera fillestare e fillimit të ankandit.

11. Nga çasti i njoftimit të çmimit të shitjes së truallit, të pajisur me infrastrukturë, brenda 30 ditëve, subjekti shtetëror, që zbaton programin, mbledh dhe seleksionon ofertat e subjekteve private të interesuara, duke nxitur pjesëmarrjen e sa më shumë subjekteve. Me mbarimin e këtij afati subjekti shtetëror mbledh të gjitha subjektet, që kanë paraqitur ofertat dhe organizon ankandin, për sigurimin e ofertave më të larta, për çmimin e shitjes së truallit ose për sipërfaqen e përgjithshme, më të madhe të banesave sociale.

12. Kur subjektet private kërkojnë blerjen e pjesëve të ndryshme të sipërfaqes së truallit, subjekti shtetëror, që organizon ankandin, kërkon krijimin e bashkimit të subjekteve të interesuara dhe vazhdon negociatat me përfaqësinë e këtij bashkimi.

13. Subjekti apo bashkimi i subjekteve, që fiton ankandin paraqet kërkesën për shesh ndërtimi, por nënshkruan një kontratë shitblerjeje me subjektin shtetëror, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve, si dhe mënyra e pagesës së truallit, të pajisur me infrastrukturë.

14. Pagesa për shitjen e truallit, të pajisur me infrastrukturë, mund të bëhet:

a) në vlerë monetare, në llogari të subjektit, që zbaton programin;
b) në natyrë, kundrejt sigurimit të një sipërfaqeje të caktuar banesash sociale.

15. Llogaritja e sipërfaqes së banesave, sipas shkronjës "b", të pikës 14, tё kёtij vendimi, bëhet me udhëzim të ministrit, që mbulon fushën e strehimit.

16. Pronësia e truallit kalon nga subjekti shtetëror te subjekti privat vetëm pasi, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të jetë bërë regjistrimi i apartamenteve, që i takojnë subjektit shtetëror, në emër të tij.

17. Numri i banesave, që përfiton subjekti shtetëror, që zbaton programin, si kundërvlerë e vlerës së truallit, të pajisur me infrastrukturë, mund të kompensohet me objekte, që do të ndërtohen në këtë truall, ose me objekte të tjera, të ndërtuara më parë nga investitori, të cilat plotësojnë kriteret e vendndodhjes, sipas pikës 6, të këtij vendimi, si dhe kushtet, normat e standardet në fuqi, për banesat.

18. Blerja e truallit, pronë private, sipas pikës 8, të këtij vendimi, të papajisur me infrastrukturё, për shndërrimin e tij në truall, të pajisur me infrastrukture, për ndërtim banesash, të bëhet me shpallje publike, për një kohë jo më pak se 30 ditë. Në shpalljen për blerje përcaktohen sipërfaqja dhe karakteristikat, sipas pikës 6, të këtij vendimi, si dhe vlera kufi e blerjes, e shprehur në lekë/m2 .

19. Ngarkohen ministria, që mbulon fushën e strehimit, dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E GJIREVE TË RAGUZËS, 1 E 2, PORTE PËR STREHIMIN E MJETEVE DETARE TË SEKUESTRUARA, MJETEVE DETARE, NË RREZIK PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME, DHE TË MJETEVE DETARE JASHTË PËRDORIMIT (PORT RIFUXHO)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 6 e 7, të nenit 18, të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e gjireve të Raguzës, 1 e 2, porte për strehimin e mjeteve detare të sekuestruara, të mjeteve detare, në rrezik për ngjarje të jashtëzakonshme, dhe të mjeteve detare jashtë përdorimit (port rifuxho).

2. Të gjitha mjetet detare të sekuestruara, mjetet, që përbëjnë rrezik për ndotjen e mjedisit apo për sigurinë në porte, si dhe ato jashtë përdorimit, të transferohen në gjiret e Raguzës, 1 e 2.

3. Tё gjitha shpenzimet, për kryerjen e lëvizjes së mjeteve, vendosjen e tyre në gjiret e Raguzës, 1 e 2, kryerjen e shërbimeve dhe të veprimeve tregtare mbi mjetet, që do të strehohen në këto gjire, të përballohen nga pronari i kёtyre mjeteve detare. Nё rastet urgjente administrata e porteve mund tё procedojё pёr lёvizjen e kёtyre mjeteve nё gjiret e Raguzёs, 1 dhe 2, pёr llogari tё shpenzimeve tё pronarёve tё kёtyre mjeteve.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›