Në një ditë, 5 aksidente
• TIRANE - Pesë persona kanë marrë plagë të ndryshme në 5 aksidente të ndodhur brenda një dite në rrugët e kryeqytetit.Sipas të dhënave të policisë, aksidentet u shënuan të mërkurën dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve po procedohen në gjendje të lirë. I pari ndodhi në orën 06:30, në rrugën "Idriz Dollaku", ku Selman Isufaj, 47 vjeç aksidentoi Themi Hoxhën 45 vjeç, nga Tirana. Pas ngjarjes, Hoxha, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po të mërkurën policia ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj Gazmend Rekës, 33 vjeç për plagosjen e Çerçiz Jahos, 75 vjeç. Procedim penal policia ka nisur edhe për Alma Kasaruvën, 47 vjeçe, e cila rreth orës 17:00, në rrugën e "Barrikadave", me mjetin e saj tip "Ford" aksidentoi Etleva Maltjan, 35 vjeçe. Po kështu sipas burimeve, është vepruar edhe me Olti Likën, 25 vjeç nga Tirana, Niko Llaja, 33 vjeç, nga Vlora, të cilët kanë aksidentuar dy persona po të mërkurën. d.b