E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nano nuk është në rrugën tonë të politikës së re

• "Fatos Nano nuk është pjesë e rrugës sonë". Kjo është përgjigja e kreut socialist, Edi Rama që i dhaPromemories së ish-kreut socialist dhe një grupi deputetësh mbështetës të tij, do t'ia drejtojnë kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të socialistëve. "Unë jam i vendosur ta udhëheq PS-në në rrugën e re që tani më është e qartë për të gjithë dhe ku tanimë është e qartë, që është një rrugë, pjesë e së cilës nuk mund të jenë, as Sali Berisha dhe as Fatos Nano", tha Rama. Kreu socialist edhe njëherë e ka njësuar paraardhësin e tij me kundërshtarin e tij politik, Sali Berishën. Përmes promemories së tyre, deputetët socialistë kërkojnë pikërisht heqjen dorë nga politikat përjashtuese, ndërsa deklaratat e djeshme e Ramës duket, se fshinë çdo shpresë për gjetjen e një fryme dialogu mes palëve në PS. Edhe më parë, Rama është shprehur, se Fatos Nano nuk është pjesë e projektit tonë të politikës së re, por duket se afrimi i sfidës së zgjedhjeve të përgjithshme të 2009 po kërkon sqarimin e pozicionit të gjithsecilit në PS. Pas një turi në qytetet kryesore të vendit, Lëvizja për Politikë Institucionale, gjatë së cilit ka bërë një pasqyrë të problemeve të brendshme që ka PS-ja, Nano dhe deputetët mbështetës të tij, kanë përgatitur një promemorie, me anën e së cilës kërkojnë të parashtrojnë problemet dhe kërkesat e tyre për zgjidhje. Por refuzimi i këtyre kërkesave të bëra të deputetëve nga ana e Ramës, duket se "beteja" e tyre në forumet drejtuese të PS-së, do të synojë me një vendim përfundimtar për të vazhduar ose jo të jenë pjesë e tyre. Burime nga grupi parlamentar socialist janë shprehur, se shumë shpejt mund të kemi një grup të ri parlamentar në parlament, nëse promemoria do të injorohet. Dy ditë më parë, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Arben Isaraj, në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me një nga kërkesat e Promemories për rikthim të mendimit ndryshe në PS, tha se në forumet socialiste gjithnjë ka pasur mendim ndryshe. "Kjo politikë e re dhe ky mendim ndryshe nuk përjashton dhe nuk ka kufizuar asnjëherë dhe në asnjë rast atë mendim ndryshe që shprehet nga anëtarët e tjerë të forumeve të PS-së, mendime që janë votuar në këto forume dhe nëse këto mendime janë në minorancë pas këtij votimi, atëherë janë të detyruar të respektojnë vendimin në maxhorancë të PS-së. Të gjitha dokumentet në PS, në ndryshim nga dokumentacioni i partive të tjera që sot veprojnë në Shqipëri, besoj se janë të shkruara dhe tregojnë se ne kemi qenë të hapur dhe nuk kemi asnjë pengesë për mendimin ndryshe", tha Isaraj.  a.l

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›