Pensionet, sot nis ndarja e shpërblimeve
• Duke nisur nga dita e sotme të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimin e Vitit të Ri, prej 5 mijë lekësh.Fabiola ÇelaInstituti i Sigurimeve Shoqërore, ka hartuar grafikun e shpërndarjes së këtij shpërblimi. Në një deklaratë për mediat, nëndrejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, ka sqaruar në detaje të gjithë hapat që do të ndiqen në ndarjen e këtyre parave. "Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, ka marrë të gjitha masat që ky shpërblim të fillojë të shpërndahet, duke filluar që nga dita e sotme dhe deri në datën 30 dhjetor 2007, në të gjitha qendrat e pagesës, në të gjithë republikën", ka thënë ai. Sipas këtij grafiku, deri në orën 13.00 do të marrin pensionin e muajit dhjetor dhe shpërblimin të gjithë pensionistët që kanë datën e marrjes së pensionit në këtë datë dhe pas orës 13.00, do të marrin shpërblimin personat që e kanë marrë pensionin gjatë muajit. Për të qartësuar të gjithë përfituesit e këtij shpërblimi, grafiku i shpërndarjes së tij do të afishohet në çdo qendër pagese. Sipas këtij grafiku sot do të shpërndahet shpërblimi për pensionistët që kanë datën e marrjes së pensionit në këtë datë. Ndërsa në 22 dhjetor, do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor e kështu më radhë. "Instituti i Sigurimeve Shoqërore, thekson edhe njëherë, se asnjë pensionist nuk duhet të shqetësohet, pasi ketë shpërblim, si në rastin e shpërblimit të vitit të kaluar, kanë të drejtë që ta marrin edhe pas Vitit të Ri", tha ai. Fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim nga Ministria e Financave, është në masën e 2.715 miliardë lekë ose rreth 32 milionë dollarë dhe numri i përfituesve arrin në 536 674 persona. Këtë shpërblim do ta përfitojnë të gjithë personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçëm, shpërblim si veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, personat me trajtim të veçantë si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake. Sipas tij, në vitin 2007, në drejtim të buxheteve familjare nga ana e ISSH-së janë transferuar 8.1 miliardë lek ose rreth 97 milionë dollarë më shumë, se në vitin 2006. Kjo shumë është transferuar në tri faza. E para në muajin janar kur të ardhurat e pensionistëve të fshatit për pensionet e plota u bënë 5000 lekë. E dyta me rritjen 5 % të gjithë pensioneve të shtetit dhe 10 % të pensioneve të fshatit në muajin korrik. Dhe e treta me shpërblimin e festave të fundvitit që do të shpërndahet duke filluar nga dita e nesërme.Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit Sot do të shpërndahet shpërblimi për pensionistët që kanë datën e marrjes së pensionit. Më 22 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor Më 23 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 4, 5 dhe 6 dhjetor Më 24 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor Më 25 dhjetor, pushim festa e Krishtlindjeve Më 26 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor Më 27 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 13 dhe 14 dhjetor Më 28 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 15 dhe 16 dhjetor Më 29 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 17 dhe 18 dhjetor Më 30 dhjetor do të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrë pensionin mujor në datat 19 dhe 20 dhjetorFalja e kontributeve ISSH u ka bërë thirrje të gjithë kontribuesve të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore të papaguara, pasi deri në datën 31.12.2007, është në fuqi ligji për faljen e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore të papaguara.Nuk përfitojnë shpërblim • Personat që marrin pension për vjetërsi shërbimi si ish-ushtarakë dhe ish-punonjës të Policisë së Shtetit • Personat që marrin pension suplementar shtetëror si punonjës të shtetit dhe që nuk kanë plotësuar kushtet për të përfituar pension pleqërie.