Var veten me litar dëshmitari i Jehovait

21/05/2005 Gjendet i vdekur në dhomën e tij Alfred Hasa, policia dërgon fletushkat në Prokurori
TIRANË- Vetëvaret me litar në dhomën e tij 25-vjeçari nga Kombinati, anëtar i "Dëshmitarëve të Jehovait".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së djeshme, kur Alfred Hasa, 25 vjeç, lindur në fshatin Pezë dhe banues në Kombinat të Tiranës, u vetëvar, pasi kishte pirë kafen e mëngjesin në lokalin përballë.
Babai dhe nëna e tij, sipas fqinjëve të kësaj familje, janë tmerruar kur kanë parë djalin e tyre teksa përpëlitej dhe nxori grahmat e fundit. Më pas në vendngjarje erdhën uniformat blu të Komisariatit numër 6 dhe mjekët eksperto-ligjorë, të cilët shënuan në dosjet e tyre rastin tjetër të vetëvrasjeve të sektit të "Dëshmitarëve të Jehovait". Si shkak i një akti të tillë, mendohet të ketë ndikuar edhe papunësia, pasi Hasa kishte dy muaj që ishte larguar nga restoranti, ku ai punonte si kuzhinier. Ceremonia mortore e tij do të kryhet ditën e sotme.
Ngjarja
"E pashë në mëngjes ku po pinte kafe me një mikun tim. Dukej i mërzitur dhe mezi na foli. Në fakt, Fredi këto muajt e fundit, që kur u largua nga puna, kishte marrë një pamje tjetër", thotë për gazetën një fqinj i kësaj familjeje.
Ndërkaq, burime nga Komisariati numër 6 thanë se, Alfredi ishte frekuentues i rregullt i "Dëshmitarëve të Jehovait" dhe kjo ishte bërë e ditur pas marrjes në pyetje të familjarëve të tij, vëllait të vetëm e dy prindërve dhe dërgimit në Prokurori të disa fletushkave fetare, të gjetura te sendet e tij personale.
Sipas fjalëve të fqinjëve, Alfredi njihej në lagje si vullnetar i hershëm i këtij sekti dhe e kishte shprehur haptazi trishtimin që kishte ndier në momentin kur merrte vesh vetëvrasjet e tjera.
Por nga ana tjetër, fqinjët tregojnë se ai kishte edhe disa konflikte të brendshme.
Motivi
Sipas burimeve policore, shkaku i vetëvarjes së Alfred Hasës ka qenë fillimisht mërzia që i ka shkaktuar papunësia dhe ky trishtim është pasuar me "prehjen" që gjendet në botën e përtejme, një nga pasazhet e frekuentuesve të "Dëshmitarëve të Jehovait". Po hetohen edhe pistat e konflikteve të tij personale. Gjithsesi i gjithë materiali i grumbulluar do të dërgohet në Prokurorinë e Tiranës dhe në gjashtë ministritë, që, tashmë kanë nisur një program të përbashkët për hetimin e të gjitha rasteve të vetëvrasjeve.
"Dëshmitarët e Jehovait"
Të vetëvrarët e sektit
Në Shqipëri, prej disa muajsh, ka nisur një valë masive vetëvarjesh, ku pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë anëtarë të "Dëshmitarëve të Jehovait". Ndonëse në hije, fenomeni filloi të "lulëzonte" para disa muajve, kur e mitura 11 vjeçe nga Tirana, me mbiemrin Rajdho, u gjet e varur në shtëpinë e saj. Babai e kishte braktisur prej vitesh dhe, sipas dëshmive të mbledhura, vogëlushja ishte deklaruar si frekuentuese e këtij sekti. Më pas, në Fier, Esmeralda Cena, me të njëjtën moshë, ishte viktima e dytë e kësaj vale të gjatë. Në Mokër të Pogradecit, një javë më vonë regjistrohet një tjetër rast dhe sërish e vetëvarura në kasollen e bagëtive u zbulua se ishte anëtare e "Dëshmitarëve të Jehovait". Një heshtje prej tre muajsh pllakos dhe vetëvrasjet rikthehen sërish në Fier, ku var veten një vogëlush. Duhet theksuar se viktima e djeshme është një ndër rastet e rralla të vetëvrasjeve në moshë madhore.