E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëvritet 10-vjeçarja, pranë i gjenden gërshërë e litarë

21/05/2005  Familjarët gjejnë të përgjakur vajzën

DURRES - Pranë trupit të një vajze, 10 vjeçe, janë gjetur një palë gërsherë dhe një litar. Këto janë sendet, me të cilat policia mendon se e mitura Enxhi Kollizi, mund të jetë vetëvrarë, ndërkohë që po hetohet edhe për krimin brenda familjes.

Ishin prindërit e viktimës, që e gjetën vajzën të shtrirë në dhomë, duke njxerrë gjak nga barku.

“Një vajzë e moshës 10 vjeçe është bërë viktimë e vetëvrasjes dje, pasdite, në Durrrës, në Kënetë”, ishte njoftimi paraprak i policisë lokale, për të cilin ende nuk ka dalë një version zyrtar. Jo vetëm kaq, por policia nuk ka dhënë deklarimin përfundimtar zyrtar rreth shkaqeve të plota të këtij krimi, pasi grupi hetimor dhe ekspertë të mjekësisë ligjore nuk kanë mbyllur hetimet e plota. Sipas policies, vajza do t’i nënshtrohet autopsisë dhe për këtë qëllim trupi i pajetë i 10-vjeçares është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit. Në të njëjtën kohë janë marrë në pyetje shumë persona, mes të cilëve edhe prindërit e të miturës. Asnjë deklarim i tyre nuk është berë zyrtar, pasi ngjarja konsiderohet e mistershme, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja

Vajza 10-vjeçare, Enxhi Kollizi, është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen periferike të Durrësit, në ish-Kënetë. Rrethanat e këtij krimi ende nuk janë bërë të ditura, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur mjete të ftohta, por edhe një litar që mendohet se duhet të jetë përdorë nga vajza për t’u vetëvarur. Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetimor, ngjarja duhet

të ketë ndodhur rreth orës 16 të ditës së djeshme, por që viktima është parë një orë pas krimit.

Policia ka deklaruar se kanë qenë prindërit e vajzës, ata që kanë

parë të shtrirë pa jetë në tokë vajzën e tyre dhe pasi kanë dhënë alarmin komshinjtë e familjes Kollizi kanë njoftuar menjëherë grupin hetimor.

Policia

Fillimisht, policia ka dyshuar për mundësinë e ndonjë krimi në

Familje, që është njëra nga pistat. Por pranë trupit të vajzës Kollizi është gjetur edhe një litar i shkurtër si dhe mjete të ftohta.

Burime nga policia thonë se pranë kufomës është sekuestruar një palë gërshërë, që mendohet se duhet të jenë bërë shkaktare të

vetëvrasjes. 10-vjeçarja, thuhet se ka pasur hematomë në bark si dhe hemorragji. Kjo ka lënë grupin e policisë gjyqësore të gjykojnë se vajza ka vënë në përdorim të dy mjetet për vetëvrasje, si litarin edhe gërshërët.

Nga ana tjetër, burime nga vendi i ngjarjes, por që ende nuk janë provuar, pasi do të jenë konkluzionet e ekspertëve të mjekësisë ligjore, ata që do të thonë fjalën e fundit, pohojnë se fillimisht vajza ka provokuar vetëvrasjen dhe pasi nuk ia ka arrirë ka marrë gërshërët dhe i ka ngulur në bark.

Mjekët

Mjekët e ugjencës së spitalit të Durrësit kanë shkuar menjëherë sapo janë njoftuar, por ka qenë e pamundur që Enxhi Kollizi t’i shpëtojë vdekjes, pasi ngjarja ka ndodhur shumë kohë më parë se në shtëpinë e viktimës të shkonin policia dhe mjekët.

Megjithëse nuk janë zbardhur të gjitha pohimet e prindërve që kanë humbur vajzën në këtë tragjedi familjare, mosha e saj e mitur ka përjashtuar fillimisht për grupin hetimor shkakun e problemeve dhe mosmarrëveshjeve në familje mes saj dhe prindërve. Dy javë më parë në Durrës janë vetekzekutuar dy shtetas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›