Prindërit e Gaxhait: Frikë mos kthehet sherri me Zanin

26/02/2005 Takime me drejtues të burgjeve, kërkesa për kushtet në qeli
TIRANË – Tashmë hetimet për hapjen e tunelit në fillim të këtij muaji, e kanë një pikë të tyre. Transferimi i Gazmend Brakës nga Burgu 302 drejt atij të Burrelit, nuk ka qenë i paqëllimtë. Prokuroria e kishte kapur "gjahun" që në fillim dhe më pas ishte Drejtoria e Burgjeve që reagoi me largimin e Brakës nga kryeqyteti drejt Burrelit. Prindërit e të dënuarit me burg të përjetshëm dhe të shumëpërfolurit për tentativat e arratisjes, ndonëse thonë se nuk e dinë kush mund të ketë qenë autori i kësaj vepre, janë të shqetësuar për fatin e djalit. Thonë se qëndrimi i tij në të njëjtin burg me Zanin është me rrezik të madh. Gazmend Braka dhe Zani Çaushi, dy rivalët e qytetit të Vlorës, ndodhen në të njëjtin burg të sigurisë së lartë në Burrel.
Frika
Frika e përplasjes dhe eliminimit brenda në burg, ka detyruar prindërit e Gaxhait t'i drejtohen autoriteteve më të larta. Nëna e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gazmend Braka, është detyruar të takojë drejtorin e Policisë së Burgjeve, Pirro Lutaj, por pa arritur ndonjë marrëveshje. Ndërsa pret të kthehet drejtori i Burgjeve, Engjall Hysi, tek i cili shpreson se do të gjejë mirëkuptim. "Mirë që e dërguan në Burrel, por duhet të dinë se atje djali është i pasigurtë dhe me kushte të papërshtatshme. Në këtë burg ndodhet edhe Zani, me të cilin tashmë, e dinë të gjithë se Gazmendi është rival". Kështu u shprehën dje pas përfundimit të seancës së radhës dy prindërit e të pandehurit dhe dënuarit me burg të përjetshëm. "Pirro Lutaj më priti sikur ta kisha hapur unë tunelin", tha nëna e Gaxhait, e cila kërkon nga autoritetet e burgut më shumë kushte për djalin dhe një tjetër vend për vuajtjen e dënimit.
Kushtet
Ndërsa tregon se ka pritur gati dy orë në këmbë para Drejtorisë së Burgjeve një takim me drejtorin, nëna e Gaxhait është e shqetësuar për shëndetin e tij. "Kam shkuar në takim me djalin dhe më ka treguar se në dhomë nuk i janë plotësuar kushtet. Më e keqja është se, ai që nga fillimi i muajit kur ka shkuar në Burrel, vazhdon të flerë në dysheme". Nga ana e drejtuesve të burgjeve, i është dhënë premtimi se shumë shpejt do t'i plotësohen kushtet e jetesës.