PD-PS kandidaturat t e mundshme në disa qarqe të vendit
06/05/2009 Pollo heziton për kreun e listës në berat, pasi është bastion i majtë
Deputetët inaktivë jashtë listave për kandidatë të të dy partive
Lidershipi i Partisë Demokratike dhe ai i Partisë Socialiste pritet që të publikojnë në mënyrë zyrtare listat e kandidatëve për deputetë, javën e ardhshme . Kështu, në bazë të asaj që përcakton Kodi Zgjedhor, partitë politike që do të marrin pjesë në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit javën e ardhshme duhet të depozitojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë këto subjekte. Por ndryshe nga kreu socialist Rama, i cili ka nisur konsultimet në mënyrë individuale mes pretendentëve për garën elektorale të 28 qershorit, kryetari i PD-së Sali Berisha ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për takime të tilla. Ndërkohë dhe për përfaqësuesit socialistë është e njëjta situatë, pasi njohja me listën e kandidatëve për deputetë të PS-së me sa duket do të bëhet vetëm në momentet e fundit. Ne me anë të burimeve tona nga dy partitë kryesore në vend arritëm të sigurojmë disa nga emrat që mund të jenë kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme
Partia Demokratike
Demokratët janë përfshirë në valën e debateve për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Lidershipi i forcës kryesore politike të spektrit të djathtë të politikës shqiptare është duke përpiluar listat paraprake të secilit qark të vendit. Mësohet se anëtarët e kryesisë së përgjithshme janë ose në krye të listës në të gjitha qarqet, ose në vendet e para të qyteteve të mëdha. Përjashtim bën Berati, ku në krye është Genc Pollo, edhe pse nuk është anëtar kryesie, i PD-së, pasi në zgjedhjet e 2005 kandidonte nën siglën e PDR-së. Por burime nga PD-ja bëjnë me dije se Pollo ka shprehur skepticizëm duke përcjellë pasiguri, sepse e sheh Beratin si bastion të PS-së. Vetë Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, është shprehur disa ditë më parë se përgatitja për listën e kandidatëve për deputetë do të respektojë të gjitha etapat e përcaktuara në statusin e partisë, si dhe do të shpallen në afatin ligjor të përcaktuar. Ndërkohë në datë 23 të këtij muaji PD-ja do të thërrasë Kongresin jozgjedhor, ku pritet të miratohet edhe lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë të ardhshëm për 12 qarqet e vendit për të shmangur konfliktet e brendshme. Në Kongres do të miratohet edhe programi politik i PD-së për mandatin e dytë qeverisës. Ndërkohë burime në PD bëjnë me dije se në listën e demokratëve mund të bëhet pjesë edhe ndonjë prej deputetëve që morën pjesë në votimin e Presidentit të Republikës. Kështu, burimet thonë se një kandidat i mundshëm është Paulin Sterkaj, i cili mund të jetë një opsion i PD-së në zonën e tij në Shkodër. Kreu i PD-së Sali Berisha ka preferuar që një pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie të përfshijë dhe përfaqësuese të medies shqiptare, kryesisht femra, duke lënë mënjëanë në një pjesë të madhe gratë që kanë kontribut akademik.
Partia Socialiste
Kupola rozë ka startuar përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë të PS-së. Por nisur nga fakti se një gjë e tillë mund të sjellë jo pak pakënaqësi brenda radhëve, kreu socialist Edi Rama po përpiqet që t’i mbajë sa më enigmë emrat që do të përbëjnë këtë listë, duke e bërë sa më të padepërtueshëm thithjen e një informacioni paraprak mbi të. Megjithatë, ka gjasa që pakënaqësitë të shfaqen jo vetëm në rastet kur mund të ketë përjashtime të deputetëve aktualë nga lista e kandidatëve, pra që nuk do te kenë mundësinë e rikandidimit, por dhe në varësi të numrit rendor që do të ketë gjithsecili në këtë listë. Ndërkohë ajo që është më e qartë deri tani lidhet me faktin se disa prej deputetëve që do të kenë mundësi të garojnë për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë, do të konkurrojnë në zona të ndryshme nga ajo që kanë përfaqësuar deri tani në legjislativ. Një lëvizje e tillë pritet të ndodhë për deputetin aktual të PS-së Pandeli Majko, i cili do të drejtojë betejën politike për PS-në në krye të shtabit elektoral në Qarkun e Kukësit, duke u transferuar kështu nga Korça. Gjithashtu largohet nga Elbasani, ku dhe ka mbështetjen në elektorat, pasi atje është zgjedhur si deputet për disa legjislatura, deputeti socialist Namik Dokle, për të garuar kësaj radhe në Qarkun e Tiranës. Po kështu dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi në këto zgjedhje nuk do të garojë më në Tepelenë, por në Qarkun e Fierit.
Lista e PD-së
Qarku i Tiranës
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Lajla Përnaska
Preç Zogaj
Gent Strazimiri
Shaban Memia
Gjergji Bojaxhi
Besnik Mustafaj
Durrësi, 13 deputetë
Gazmend Oketa
Albana Tartari
Genc Juka
Flamur Gashi
Ferdinant Xhaferri
Sami Gjergji
Osman Metalla
Ndriccim Babasi
Elbasani, 14 deputetë
Lulëzim Basha
Luçiano Boçi
Suzana Guxholli
Blerim Çela
Dashamir Sula
Blerim Çela
Fieri, 16 deputetë
Sokol Ollddashi
Edit Harxhi
Ilir Bano
Enkelejd Alibeaj
Ferdinant Murati
Mevlan Xhindoli
Qarku i Lezhës
Fatos Beja
Edi Paloka
Gjok Vuksani
Qarku i Korçës
Ridvan Bode
Eris Hoxha
Elfrida Zefi
Gjergji Papa
Edmond Spaho
Eris Hoxha
Qarku Vlora
Astrit Patozi
Bujar Leskaj
Barie Isufi
Edmond Gjoka
Ardian Kollozi
Vilson Haxhiaj
Hasan Halili
Lureta Bejkosala
Qarku i Shkodrës
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Ramiz Çobaj
(kandidaturë e mundshme Paulin Sterkaj)
Qarku i Beratit
Genc Pollo
Ferdinand Pone
Qarku i Dibrës
Sali Shehu
Albert Faruku
Rahim Kaleci
Qarku i Gjirokastrës
Genc Ruli
Ilir Rusmaili
Mitro Çela
Qarku i Kukësit
Jemin Gjana
Fatos Hoxha
Aleksandër Biberaj
Lista e PS-së
Qarku i Tiranës
Edi Rama
Andis Harasani
Shpëtim Idrizi
Ermira Danaj
Besnik Bare
Arta Dade
Eduard Shalsi
Artan Lame
Edlira Haxhiymeri
Musa Ulqini
Namik Dokle
Qarku i Fierit
Gramoz Ruçi
Kastriot Islami
Albert Çaçi
Rajmonda Stefa
Ermelinda Meksi
Ylli Bufi
Qarku i Lezhës
Lindita Nikolla
Gjovalin Kadeli
Qarku i Durrësit
Blendi Klosi
Gazmir Bizhga
Mimi Kodheli
Air Gashi
Qarku i Korçës
Ben Blushi
Arben Ahmetaj
Fatmir Xhafaj
Alfred Dalipi
Qarku i Vlorës
Arben Malaj
Arben Isaraj
Besnik Dervishi
Stefan Çipa
Luiza Xhuvani
Eltar Deda
Damian Gjiknuri
Qarku i Shkodrës
Tom Doshi
Ledi Shamku
Namik Kopliku
Qarku i Beratit
Erion Braçe
Fidel Ylli
Marko Bello
Pilo Keri
Qarku i Elbasanit
Valentina Leskaj
Taulant Balla
Qarku i Dibrës
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
Elisa Spiropali
Ylli Manjani
Ardit Kaja
Qarku i Gjirokastrës
Vangjel Tavo
Bashkim Fino
Qarku i Kukësit - 4 deputetë
Pandeli Majko