Në prag të kongresit, ethet zgjedhore mbërthejnë selinë rozë
Në selinë rozë duket se është rikthyer zhurma e etheve zgjedhore. Duke lënë pas ditët e nxehta të gushtit dhe zgjedhjet e 28 qershorit, socialistët po përgatiten për sfidën e radhës. Në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, i cili vjen si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, të gjithë drejtuesit e partisë i përvishen punës qysh në orët e para të paradites. Axhenda e punës shkëputet herë pas here me ndonjë kafe te lokali ngjitur, ku biseda përvijohet përherë rreth kongresit, Blushit, Ramës, Malajt, delegatëve, statutit etj. Së bashku me drejtuesit janë rikthyer tek ambientet e selisë edhe mbështetës e militantë të hershëm, të cilët kalojnë një pjesë të mirë të kohës për të marrë vesh se çfarë ndodh. Këta janë vizitorët e përhershëm. Portierja në katin e parë të godinës është ajo që pret e përcjell gjithë ata që vijnë për probleme të tjera, larg atyre partiake.
Vizitat në parti janë intensifikuar mjaft edhe nga kryetari i selisë rozë, Edi Rama. Rrallë shihet ndonjë prej grupit kundërshtar, mbështetës të Ben Blushit apo Arben Malajt.
Pranë çdo tavoline, biseda më e pranishme është ajo e kandidatëve. Në këtë pikë përfshihen në replika drejtues dhe mbështetës të thjeshtë. Mes tyre spikasin përkrahës të rikandidimit të Ramës dhe ata që janë më fanatikë dhe e kanë të pakonceptueshme të pranojnë lëvizjet e Ben Blushit. Nga ana tjetër, mjaft i përfolur është edhe kandidati Arben Malaj. Në tërësi, përballë emrit dhe nismës së Malajt duket se nuk ka zëra kundër. Edhe pse duket e papranueshme, pasi ka kandiduar edhe më parë për postet kryesore në hierarkinë e partisë. Emri që shkakton më shumë humor është ai i Shkëlqim Metës. Me shaka dikush thotë se duhet bërë një sanksionim në statut, ku të mos lejohet kandidimi i tretë në rastin kur ka humbur dy herët e para. Kati i parë i selisë ku ndodhet holli kryesor zien nga mbështetësit që hyjnë e dalin pa orar, kërkojnë të takojnë drejtues të ndryshëm, lënë porosi, ose shprehin dëshirën për kandidimin e Edi Ramës. Katet më lart, ku ndodhen zyrat, janë kthyer në magazinë shkresurinash, përgatitjesh, takimesh me krerë lokalë gjithmonë lidhur me kongresin. Delegatët duket se janë pika kryesore e tij dhe gjatë ditës së djeshme brenda partisë qarkullonin lista delegatësh të mbyllura në zarfe të bardha. Këtyre bisedave duket se nuk i shpëtojnë dot as kryetari i asamblesë, Gramoz Ruçi, anëtari i kryesisë Namik Dokle dhe ish-deputeti Ndriçim Hysa. Duke shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin në një tavolinë në cep të lokalit, vazhdonin të shfletonin një listë delegatësh. Mjaft i vëmendshëm në punët e tij tregohej sekretari organizativ, Blendi Klosi. Ai ka zgjedhur të zhvillojë një bisedë me drejtuesit e degës së Durrësit, një tavolinë më tutje, dhe paralelisht konsumojnë edhe nga një kafe. Anëtari i kryesisë, Namik Dokle, një ndër më të vjetrit, kujtesa e së cilit është e mbushur me beteja politike të shumta, duket se preferon të flasë më shumë për statutin e partisë. Çfarë parashikon ai, ku keqinterpretohet apo abuzohet me të. Dy personazhet që kërkohen më shumë nga njerëz apo socialistë të thjeshtë në parti janë Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi. Duhet lënë mënjanë këtu kryetarin "në detyrë" Edi Rama, të cilin është shumë më e vështirë ta takosh. Te Braçe duket se militantët gjejnë një nga figurat më të spikatura në Parlament. Siç thotë një militant i pranishëm në holl, "atij nuk ia bën syri tërr nga Berisha". Në emër të tij dorëzohen zarfe ku kryesisht denoncohet parregullsi në fusha të ndryshme të administratës shtetërore. Sakaq, Ruçi përballet kryesisht me ata që kanë probleme sociale. Një grua mjaft e moshuar thotë se priti për disa ditë me radhë derisa e takoi zotin Ruçi në korridoret e selisë rozë. Pas një bisede më shumë se dhjetë minuta, gruaja shprehu kënaqësinë që ai e kishte dëgjuar deri në fund. Vizita të tilla janë të përhershme. U "zhdukën" disi gjatë verës, më shumë pas rezultatit zgjedhor, por me ardhjen e shtatorit janë rikthyer sërish. Sot më shumë se dje duket se zgjidhjen që se gjejnë dot në dyert e shtetit, qytetarët përpiqen ta gjejnë në dyert e opozitës. Atyre duket se nuk u intereson nëse në selinë rozë ka zgjedhje apo jo. Ata presin një përgjigje për hallet e tyre.