E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga për të vuajtur dhe 6 muaj burg



DURRËS - Kapet në port pasi duhet të vuajë dhe 6 muaj burg. Policia e Durrësit tha se dje, në orën 08:45, efektivët e Komisariatit të Policisë së Portit të Durrësit kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të shpallurit në kërkim Roland Tomaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gorre, komuna e Fushë-Kuqes, Kurbin. Ky person kërkohej nga Policia e Lezhës pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të datës 9 shkurt 2005, ka prishur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë po në Tiranë. Pas prishjes së vendimit, Tomajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj burg për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”.

Dhuna, polici merr në mbrojtje një grua
DURRËS - Dhunohet nga bashkëshorti, vihet në mbrojtjen e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçare ka shkuar në polici dhe ka denoncuar burrin e saj, 51 vjeç. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit thanë se dy ditë më parë kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 44-vjeçaren me inicialet M. P., lindur në Elbasan dhe banuese në Durrës. Ajo ka thënë në polici se ndaj saj është ushtruar dhunë psikologjike e fizike nga bashkëshorti i saj me inicialet K. P., 51 vjeç. Dosja i është dërguar për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.

8 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›