Vendi i fundit i projektit rus Lubjana nënshkruan "South Stream"
Sllovenia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, në lidhje me një gazsjellës nga Rusia në Europë që do të kalojë përmes territorit të saj. Marrëveshja e "South Stream" është nënshkruar nga ministrat e kabinetit të Sllovenisë dhe Rusisë. Kryeministri rus Putin deklaroi se tani, Moska ka marrëveshje me të gjithë partnerët europianë që janë pjesë e projektit. "South Stream", që pritet të përfundojë në vitin 2015, është në konkurrencë me gazsjellësin e mbështetur nga Bashkimi Europian "Nabucco".
Bullgaria, Serbia, Hungaria dhe Greqia kanë rënë dakord tashmë që të bëhen pjesë e "South Stream", që do të transportojë gazin nga Azia Qendrore dhe Rusia në Europën Qendrore dhe Itali përmes Ballkanit. Bashkimi Europian importon një të katërtën e gazit natyror që përdor nga Rusia, kryesisht përmes Ukrainës. Por grindjet e vazhdueshme mes Kievit dhe Moskës kanë shkaktuar çrregullime në furnizimin e Europës gjatë viteve të fundit, veçanërisht vitin e kaluar.