“Në qarkun e Beratit, do triumfojë bindshëm koalicioni i djathtë”

Zgjedhjet lokale, deklaron deputeti i PD, Lefter Maliqi
Deputeti i PS-së Lefter Maliqi ka deklaruar se PD-ja në zgjedhjet lokale do të fitojë bashkinë e qarkut të Beratit së bashku me 4 komuna. Gjatë një interviste televizive, Maliqi u shpreh i bindur se në zgjedhjet lokale Partia Demokratike do të fitojë bashkinë e Beratit së bashku me katër komuna edhe pse ky qark gjithmonë ka votuar për të majtën.
Ndërkohë Maliqi duke komentuar edhe pezullimin e tij për 13 ditë nga Kuvendi për mos ruajtje të etikën në seancë theksoi se pezullimi i tij është i padrejtë.
Ai shtoi gjithashtu se i ka kërkuar byrosë dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli se pezullimi i tij nga Kuvendi nuk është i drejtë dhe se nuk mund të krahasohet me deputetët socialistë.