Në shtator u firmos pakti
PD-LSI
Ndryshimet e fundit në pesë ministri të rëndësishme përkojnë edhe me kohën e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Në muajin shtator, kur palët lidhën edhe marrëveshjen e tyre për bashkëpunim, sanksionuan edhe kuotën 20% për të punësuar në administratë përfaqësues të LSI-së. Kjo marrëveshje nisi zbatimin e saj që në muajin e parë të qeverisë së re, por ajo ende nuk është zbatuar e plotë. Drejtuesit e partive kanë preferuar që këtë marrëveshje ta zbatojnë me etapa të ndryshme, nisur edhe nga nevojat e vetë institucioneve.
#