Parlamenti, rol aktiv në procesin e anëtarësimit në NATO
Me iniciativën e Parlamentit shqiptar organizohet sot në Tiranë konferenca me temë "Karta e Adriatikut, integrimi euroatlantik dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor". Ky aktivitet do të mbledhë së bashku autoritetet më të larta të vendit, si dhe të ftuar nga selia e NATO-s e vendet që aspirojnë të jenë anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë. Nga zyra e shtypit të Kuvendit bëhet e ditur se të pranishëm do të jenë Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, ambasadorë të akredituar në Tiranë, si dhe deputetë nga Kosova e rajoni. Bëhet e ditur se gjatë punimeve të saj dyditore do të diskutohen sfidat e parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse, për të siguruar burimet e nevojshme që kërkon mbrojtja, për të zbatuar reformat ushtarake, që u mundësojnë atyre të bashkëveprojnë me forcat e NATO-s, të përmirësojnë bashkëpunimin ndërkufitar, të bashkërendojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafikut të armëve, lëndëve narkotike dhe formave të tjera të krimit ndërshtetëror, duke miratuar ligjet e nevojshme.
Shqipëria e pret këtë konferencë me një bilanc pozitiv, që lidhet me përfundimin në një kohë rekord të procesit të ratifikimit të Protokollit të NATO-s nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të Aleancës. Ky proces, i nisur më 15 shtator me ratifikimin e këtij dokumenti nga Parlamenti hungarez, u përmbyll më 17 shkurt me miratimin nga Parlamenti grek. Tashmë, Shqipëria formalisht është anëtare e Aleancës, ndërkohë që në Samitin e Strasburgut më 3 prill pritet të zyrtarizohet anëtarësimi me të drejta të plota. Vlen për t‘u theksuar se roli i institucionit të Kuvendit ka qenë shumë aktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, sidomos në fazën e ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga vendet anëtare të Aleancës.