Plas konflikti midis qeverisë dhe policisë për të larguarit
Fshehtas në tryezën e Kryeministrit
shqiptar ka
mbërritur një projektligj
për të gjithë ata ish-policë,
edhe me grada kolonelësh,
që janë larguar nga puna në
kulm të karrierës. Bëhet fjalë për
atë kategori, që pak ditë më parë
ambasadori britanik e përmendi,
por edhe për ata që janë në punë
dhe "sëpatën" e kanë mbi kokë
nëse kalon ky ligj i propozuar
dhe i formuluar tashmë… Për
specialistë që kanë kontribuuar
për shtetin këtu, që janë trajnuar
me paratë e taksapaguesve
evropianë e amerikanë, që kanë
fituar gjyqet, por kanë përfituar
"të paktën" një pension. Nga ky
projektligj i bërë tinëz, preken të
gjitha kategoritë e punonjësve
të policisë në detyrë e në lirim.
Më konkretisht: të larguarit me
reformë në vitin 2004, sipas
"urdhëresave Toska", që filloi
dhe mbaroi duke spekuluar me
teorinë "rend brenda rendit". Për
të vazhduar me të larguarit nga
reforma "Olldashi" (më e rënda
dhe e pabesa), që pasi bërë transferime
masive në kundërshtim
me ligjin të një numri shumë të
madh të punonjësve të policisë
me karrierë e gradë, në mënyrë
paradoksale nxori një urdhër, që
i detyronte punonjësit e policisë
të bënin kërkesë (lutje) për t‘u
zhgraduar me dëshirën e tyre,
pasi funksioni (ku ai sapo i caktoi)
nuk ishte në përputhje me gradën
e fituar. Por mashtrimi duket se
nuk ka fund, sepse një pjesë e
madhe e atyre që pranuan zhgradimin
pas tre muajsh i nxorën në
lirim, pa iu dhënë asnjë "gram"
shpjegim. "Masakra" vazhdon
më tej me rreth 800 të larguarit
nga reforma "Nishani", me pretekstin
e shkurtimit të vendeve
të punës. Por, një pjesë e mirë e
këtyre vendeve u rihapën shumë
shpejt, duke vërtetuar që bëhej
fjalë vetëm për lëvizje individësh.
Të gjitha këto kategori kanë dalë
në lirim sipas garancive ligjore, që
shteti merrte si detyrim në zbatim
të ligjit. Pra, marrëdhëniet e
rregulluara ishin ligjore, sepse për
moral duket se
nuk mund të
bëhet me fjalë.
"Por shteti
sot (i njëjti) jo
vetëm nuk zbaton
ligjin dhe
nuk mban fjalën, por tenton
në mënyrë antikushtetuese të
ndryshojë edhe ligjet, duke u
dhënë edhe fuqi prapavepruese",
nënvizon kreu i ish-policëve në
lirim, Besnik Bakiu… Ja e vërteta
sipas Organizatës së Punonjësve
të Policisë së Shtetit në Lirim,
nëpërmjet një interviste me zotin
Bakiu.
Zoti Bakiu, kohët e fundit po
diskutohet për një projektligj
për pensionet e punonjësve të
policisë. Çfarë mund të na thoni
për këtë?
Për të qenë i sinqertë, kur më
ra për herë të parë në dorë ky
draft, më shumë më erdhi keq
për faktin se mjerë ky vend në
dorë të kujt ka rënë dhe vetvetiu
më erdhën në mend vargjet e
Imzot Nolit te "Marshi i Barabajt":
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të
krusen mbi gju. Dallkaukët,
kopukët e turmat pa tru, Zëmërkrund-
e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Drafti i pretenduar si një
projektligj, (të më ndjejë lexuesi)
ishte një paçavure. Nuk mund të
flasim për zbatimin e parimeve
të përgjithshme dhe as për teknikat
e hartimit të ligjeve. Gjuha
e përdorur është e palatuar dhe
kontradiktore.
Nuk është bërë asnjë konsultim
me organizatën tonë si grup
interesi, konsultim ky i domosdoshëm
dhe parakusht kyç për
transparencën. Ky projektligj
për negazivizmin dhe papërgjegjshmërinë
e vet është për në
Gines. Këta "shakaxhinj" guxojnë
të kthejnë kohën prapa dhe të
krijojnë "fanta-jurispondencën".
Vërtet është kaq problemor
ky projekt?
Ky projekt, në rastin më të
mirë, është një gafë e aparatçikëve
mediokër, që kanë zaptuar
administratën e shtetit shqiptar,
kurse në rastin më të keq, është
një keqdashje perverse ndaj një
kategorie që ka sakrifikuar jo pak
për këtë vend. Desha të bëja me
dije, se një ndryshim i tillë nuk
është planifikuar për t‘u bërë në
asnjë nga dokumentet strategjike
të shtetit shqiptar, as në Planin
Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes
të Stabilizim- Asociimit,
as në Strategjinë Kombëtare
për Zhvillim dhe Integrim dhe në
asnjë nga strategjitë sektoriale
2007-2013.
Çfarë reagimi ka krijuar kjo
nismë në radhët e punonjësve
të policisë në detyrë?
Nga kontaktet e bisedat midis
kolegësh që kemi pasur, kemi
konstatuar një frikë e pasiguri.
Kjo nismë vetëm demotivon
punonjësit e Policisë së Shtetit
(hajde merre vesh kujt i intereson
ky demotivim para fushatës
elektorale).
Meqenëse dolëm te zgjedhjet,
si e shikoni rolin e policisë në
zgjedhjet e qershorit?
Kam dëshirë të besoj te policia,
pasi është krijuar një traditë
pozitive në 3-4 proceset e fundit
zgjedhore, ku Policia e Shtetit
është certifikuar për rolin e saj
asnjanës e korrekt; legjislacioni
zgjedhor e lehtëson shumë
punën e policisë në këtë proces;
të gjithë janë të vetëdijshëm për
rëndësinë mbarëkombëtare të
këtyre zgjedhjeve.
A ka rrezik
për të kundërtën,
padyshim
që po. Të mos
harrojmë çfarë
reforme është
bërë në polici.
Mjafton të rilexojmë
raportet
e partnerëve
tanë ndërkombëtarë,
si Departamenti
Amerikan
i Shtetit,
Komisioni Evropian,
OSBE etj.
Këtë rrezik
ma përforcuan
veprimet e para
disa ditëve të
policisë ndaj
intelektualit
dhe atdhetarit
të shquar, mikut
tim Kujtim
Cashku, të cilat
ishin të frikshme
për nga kurajo
dhe të turpshme
si shfaqje (Zoti
na ruajt...!).
Përfitoj nga
rasti t‘u apeloj
në emër të organizatës
sonë
gjithë punonjësve
të policisë që të qëndrojnë
sa më larg interesave politike në
këto zgjedhje, pasi pasojat do të
jenë jo të lehta.
Në shoqëritë pluraliste, partitë
shkojnë e vijnë, policia ngelet.
Sipas jush, ky projekt është
materializim i mendësive komuniste.
Ku duket ky pretendim?
Ka aq shumë, sa do ta lodhnim
lexuesin, por po jap disa fakte:
referencat ligjore janë huazuar
nga ato të Republikës Popullore
(të shfuqizuara) të vitit 1966;
kinezëritë e revolucionit kulturor
në unifikimin e pensioneve, pavarësisht
nga funksionet e gradat
që kanë pasur e
kontributet që
janë derdhur
(rastësi të jetë
nostalgjia për
vitin 1996, kur u
hoqën gradat?!),
duke e mbyllur
me barazimin e
tufëzimin që u
bëhet natyrave
të ndryshme të
punës.
Por siç duket,
mendësia kinezo-
bolshevike
mbetet akoma
rrezik potencial
për shoqërinë
shqiptare.
C i l i k a
qenë reagimi
juaj ndaj këtij
projekti dhe
çfarë hapash
mendoni të
ndërmerrni në
të ardhmen?
Organizata
jonë, jo vetëm
në program, por
edhe në kontribute
reale të
anëtarësisë së
saj, ka prioritet
ndërtimin dhe
funksionimin e
shtetit ligjor. Në
këtë prizëm, të gjithë hapat për të
penguar kalimin e këtij projektligji
janë e do të jenë ligjore e
demokratike.
Më konkretisht, përgatitëm
oponencën tonë për këtë draft
dhe vumë në dijeni titullarët e
Ministrisë së Brendshme dhe
Policisë së Shtetit. Kemi vënë
në dijeni misionet e huaja që
asistojnë policinë shqiptare, nga
të cilët kemi gjetur mirëkuptim.
Po lobojmë me grupet parlamentare
dhe deputetë të veçantë (një
pjesë e të cilëve kanë qenë ishkolegët
tanë). Gjithashtu, në këto
përpjekje po bashkëpunojmë
edhe me Sindikatën e Policisë.
Po nëse kalon, çfarë do të
bëni?
Në Shqipëri çdo gjë është e
mundur, por ne jemi përgatitur
për çdo skenar të mundshëm,
para të cilit do të na duhet të përballemi.
Jemi vënë në kontakt me
një studio ligjore të huaj, për ta
dërguar çështjen në Gjykatën e të
Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kjo na u mundësua nga ndihma
bujare e unioneve homologe të
huaja.
Nëse kalon është edhe një
dështim personal i imi në drejtimin
e organizatës dhe i filozofisë
që është ndjekur, asaj të
bashkëpunimit me institucionet
legale të shtetit. Kështu që personi
që dështon, detyrimisht duhet
të vetëlargohet.
Zoti Bakiu, nga të dhënat që
ne kemi, rezulton se prezenca
juaj në aktivitetet zyrtare të Policisë
Shtetit nuk është mirëpritur
nga një pjesë e organizatës që ju
drejtoni...
Informacioni juaj është i gabuar,
pasi jo vetëm që është
mirëpritur, por ky partneritet me
institucionet legale shtetërore
është detyrim statuor. Individë të
veçantë edhe mund të ketë, por
ju siguroj se ata nuk kanë asnjë
lidhje shpirtërore e profesionale
me policinë, përkundrazi për
mendimin tim (dhe jo vetëm)
ata me anë të lidhjeve politike të
dyshimta i janë imponuar policisë
dhe e kanë shfrytëzuar atë.
Radikalizmi fals dhe irracional i
këtyre individëve është e vetmja
mundësi e tyre për faktorizim.
"Hienat e ndiejnë shpejt erën e
viktimës" (policisë).
Përfitoj nga rasti t‘ju bëj me
dije se së shpejti ne do të jemi
anëtarë të konsorciumit ndërkombëtar.
Në përfundim, a keni diçka
tjetër për të shtuar?
E para, nuk dua (dhe nuk
mund) të besoj që ky projekt
është nismë e qeverisë shqiptare
dhe se ajo do të kalojë për diskutim
në Parlament.
E dyta, i siguroj të gjithë punonjësit
e policisë në detyrë dhe
në reformë, se e drejta është me
ne dhe nuk ka asnjë mundësi teorike-
ligjore që të drejtat e fituara
të na i kufizojnë. Organizmat
ndërkombëtarë, ku aspirojmë të
integrohemi, kanë rregulla dhe
mekanizma, që i garantojnë këto
të drejta.
E treta, dua t‘u kujtoj hartuesve
të këtij projekti për përgjegjësinë
e veçantë të tyre. Nëse
kjo nismë i paraqitet qeverisë,
do të ngremë padi penale ndaj
tyre individualisht për shpërdorim
detyre dhe padi civile për
dëmshpërblim.
Cilat janë kategoritë e punonjësve
të policisë që preken
nga ky projektligj?
Nga ky projektligj u prekën të
gjitha kategoritë e punonjësve të
policisë në detyrë e në lirim. Më
konkretisht: të nxjerrë në reformë
në vitin 2004, me reformën
"Toska", e cila filloi dhe mbaroi
duke spekuluar me teorinë "rend
brenda rendit"; për të vazhduar
me të larguarit nga reforma
"Olldashi" (më e rënda dhe e
pabesa), i cili, pasi bëri transferime
masive në kundërshtim
me ligjin të një numri shumë të
madh të punonjësve të policisë,
në mënyrë paradoksale nxori një
urdhër që i detyronte punonjësit
e policisë të bënin kërkesë (lutje)
për t‘u zhgraduar me dëshirën e
tyre, pasi funksioni (ku ai sapo i
caktoi) nuk ishte në përputhje
me gradën e fituar, por turpi nuk
ka fund, sepse një pjesë të madhe
të atyre që pranuan zhgradimin
pas tre muajsh i nxorën në lirim;
më tej, rreth 800 të larguarit nga
reforma "Nishani", me pretekstin
e shkurtimit të vendeve
të punës, një
pjesë e mirë
e të cilëve u
rihapën shumë
shpejt.
Të gjitha
këto kategori
kanë dalë në lirim sipas garancive
ligjore, që shteti i merrte si
detyrim në zbatim të ligjit. Pra,
marrëdhëniet e rregulluara ishin
ligjore, sepse për moral nuk
mund të bëhet fjalë.
Por shteti sot na dalka i pabesë
dhe jo vetëm nuk zbaton ligjin
dhe nuk mban fjalën, por tenton
në mënyrë antikushtetuese të
ndryshojë edhe ligjet, duke u
dhënë edhe fuqi prapavepruese.
Nuk kam konstatuar rast tjetër
në historinë e shteteve të së
drejtës, ku shteti të cenojë me
bindje sigurinë juridike të shtetasve
të vet dhe me dashje të
kërkojë humbjen e besimit të
qytetarëve te shteti.
Shqetësim tjetër është edhe
trajtimi që do t‘u bëhet punonjësve
të policisë në detyrë, të cilët
janë një kategori tjetër potencialisht
e prekur nga ky projektligj.
Pasi do të vijë një ditë që edhe
ata nuk do të jenë më në detyrë...
shqiptar ka
mbërritur një projektligj
për të gjithë ata ish-policë,
edhe me grada kolonelësh,
që janë larguar nga puna në
kulm të karrierës. Bëhet fjalë për
atë kategori, që pak ditë më parë
ambasadori britanik e përmendi,
por edhe për ata që janë në punë
dhe "sëpatën" e kanë mbi kokë
nëse kalon ky ligj i propozuar
dhe i formuluar tashmë… Për
specialistë që kanë kontribuuar
për shtetin këtu, që janë trajnuar
me paratë e taksapaguesve
evropianë e amerikanë, që kanë
fituar gjyqet, por kanë përfituar
"të paktën" një pension. Nga ky
projektligj i bërë tinëz, preken të
gjitha kategoritë e punonjësve
të policisë në detyrë e në lirim.
Më konkretisht: të larguarit me
reformë në vitin 2004, sipas
"urdhëresave Toska", që filloi
dhe mbaroi duke spekuluar me
teorinë "rend brenda rendit". Për
të vazhduar me të larguarit nga
reforma "Olldashi" (më e rënda
dhe e pabesa), që pasi bërë transferime
masive në kundërshtim
me ligjin të një numri shumë të
madh të punonjësve të policisë
me karrierë e gradë, në mënyrë
paradoksale nxori një urdhër, që
i detyronte punonjësit e policisë
të bënin kërkesë (lutje) për t‘u
zhgraduar me dëshirën e tyre,
pasi funksioni (ku ai sapo i caktoi)
nuk ishte në përputhje me gradën
e fituar. Por mashtrimi duket se
nuk ka fund, sepse një pjesë e
madhe e atyre që pranuan zhgradimin
pas tre muajsh i nxorën në
lirim, pa iu dhënë asnjë "gram"
shpjegim. "Masakra" vazhdon
më tej me rreth 800 të larguarit
nga reforma "Nishani", me pretekstin
e shkurtimit të vendeve
të punës. Por, një pjesë e mirë e
këtyre vendeve u rihapën shumë
shpejt, duke vërtetuar që bëhej
fjalë vetëm për lëvizje individësh.
Të gjitha këto kategori kanë dalë
në lirim sipas garancive ligjore, që
shteti merrte si detyrim në zbatim
të ligjit. Pra, marrëdhëniet e
rregulluara ishin ligjore, sepse për
moral duket se
nuk mund të
bëhet me fjalë.
"Por shteti
sot (i njëjti) jo
vetëm nuk zbaton
ligjin dhe
nuk mban fjalën, por tenton
në mënyrë antikushtetuese të
ndryshojë edhe ligjet, duke u
dhënë edhe fuqi prapavepruese",
nënvizon kreu i ish-policëve në
lirim, Besnik Bakiu… Ja e vërteta
sipas Organizatës së Punonjësve
të Policisë së Shtetit në Lirim,
nëpërmjet një interviste me zotin
Bakiu.
Zoti Bakiu, kohët e fundit po
diskutohet për një projektligj
për pensionet e punonjësve të
policisë. Çfarë mund të na thoni
për këtë?
Për të qenë i sinqertë, kur më
ra për herë të parë në dorë ky
draft, më shumë më erdhi keq
për faktin se mjerë ky vend në
dorë të kujt ka rënë dhe vetvetiu
më erdhën në mend vargjet e
Imzot Nolit te "Marshi i Barabajt":
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të
krusen mbi gju. Dallkaukët,
kopukët e turmat pa tru, Zëmërkrund-
e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Drafti i pretenduar si një
projektligj, (të më ndjejë lexuesi)
ishte një paçavure. Nuk mund të
flasim për zbatimin e parimeve
të përgjithshme dhe as për teknikat
e hartimit të ligjeve. Gjuha
e përdorur është e palatuar dhe
kontradiktore.
Nuk është bërë asnjë konsultim
me organizatën tonë si grup
interesi, konsultim ky i domosdoshëm
dhe parakusht kyç për
transparencën. Ky projektligj
për negazivizmin dhe papërgjegjshmërinë
e vet është për në
Gines. Këta "shakaxhinj" guxojnë
të kthejnë kohën prapa dhe të
krijojnë "fanta-jurispondencën".
Vërtet është kaq problemor
ky projekt?
Ky projekt, në rastin më të
mirë, është një gafë e aparatçikëve
mediokër, që kanë zaptuar
administratën e shtetit shqiptar,
kurse në rastin më të keq, është
një keqdashje perverse ndaj një
kategorie që ka sakrifikuar jo pak
për këtë vend. Desha të bëja me
dije, se një ndryshim i tillë nuk
është planifikuar për t‘u bërë në
asnjë nga dokumentet strategjike
të shtetit shqiptar, as në Planin
Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes
të Stabilizim- Asociimit,
as në Strategjinë Kombëtare
për Zhvillim dhe Integrim dhe në
asnjë nga strategjitë sektoriale
2007-2013.
Çfarë reagimi ka krijuar kjo
nismë në radhët e punonjësve
të policisë në detyrë?
Nga kontaktet e bisedat midis
kolegësh që kemi pasur, kemi
konstatuar një frikë e pasiguri.
Kjo nismë vetëm demotivon
punonjësit e Policisë së Shtetit
(hajde merre vesh kujt i intereson
ky demotivim para fushatës
elektorale).
Meqenëse dolëm te zgjedhjet,
si e shikoni rolin e policisë në
zgjedhjet e qershorit?
Kam dëshirë të besoj te policia,
pasi është krijuar një traditë
pozitive në 3-4 proceset e fundit
zgjedhore, ku Policia e Shtetit
është certifikuar për rolin e saj
asnjanës e korrekt; legjislacioni
zgjedhor e lehtëson shumë
punën e policisë në këtë proces;
të gjithë janë të vetëdijshëm për
rëndësinë mbarëkombëtare të
këtyre zgjedhjeve.
A ka rrezik
për të kundërtën,
padyshim
që po. Të mos
harrojmë çfarë
reforme është
bërë në polici.
Mjafton të rilexojmë
raportet
e partnerëve
tanë ndërkombëtarë,
si Departamenti
Amerikan
i Shtetit,
Komisioni Evropian,
OSBE etj.
Këtë rrezik
ma përforcuan
veprimet e para
disa ditëve të
policisë ndaj
intelektualit
dhe atdhetarit
të shquar, mikut
tim Kujtim
Cashku, të cilat
ishin të frikshme
për nga kurajo
dhe të turpshme
si shfaqje (Zoti
na ruajt...!).
Përfitoj nga
rasti t‘u apeloj
në emër të organizatës
sonë
gjithë punonjësve
të policisë që të qëndrojnë
sa më larg interesave politike në
këto zgjedhje, pasi pasojat do të
jenë jo të lehta.
Në shoqëritë pluraliste, partitë
shkojnë e vijnë, policia ngelet.
Sipas jush, ky projekt është
materializim i mendësive komuniste.
Ku duket ky pretendim?
Ka aq shumë, sa do ta lodhnim
lexuesin, por po jap disa fakte:
referencat ligjore janë huazuar
nga ato të Republikës Popullore
(të shfuqizuara) të vitit 1966;
kinezëritë e revolucionit kulturor
në unifikimin e pensioneve, pavarësisht
nga funksionet e gradat
që kanë pasur e
kontributet që
janë derdhur
(rastësi të jetë
nostalgjia për
vitin 1996, kur u
hoqën gradat?!),
duke e mbyllur
me barazimin e
tufëzimin që u
bëhet natyrave
të ndryshme të
punës.
Por siç duket,
mendësia kinezo-
bolshevike
mbetet akoma
rrezik potencial
për shoqërinë
shqiptare.
C i l i k a
qenë reagimi
juaj ndaj këtij
projekti dhe
çfarë hapash
mendoni të
ndërmerrni në
të ardhmen?
Organizata
jonë, jo vetëm
në program, por
edhe në kontribute
reale të
anëtarësisë së
saj, ka prioritet
ndërtimin dhe
funksionimin e
shtetit ligjor. Në
këtë prizëm, të gjithë hapat për të
penguar kalimin e këtij projektligji
janë e do të jenë ligjore e
demokratike.
Më konkretisht, përgatitëm
oponencën tonë për këtë draft
dhe vumë në dijeni titullarët e
Ministrisë së Brendshme dhe
Policisë së Shtetit. Kemi vënë
në dijeni misionet e huaja që
asistojnë policinë shqiptare, nga
të cilët kemi gjetur mirëkuptim.
Po lobojmë me grupet parlamentare
dhe deputetë të veçantë (një
pjesë e të cilëve kanë qenë ishkolegët
tanë). Gjithashtu, në këto
përpjekje po bashkëpunojmë
edhe me Sindikatën e Policisë.
Po nëse kalon, çfarë do të
bëni?
Në Shqipëri çdo gjë është e
mundur, por ne jemi përgatitur
për çdo skenar të mundshëm,
para të cilit do të na duhet të përballemi.
Jemi vënë në kontakt me
një studio ligjore të huaj, për ta
dërguar çështjen në Gjykatën e të
Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Kjo na u mundësua nga ndihma
bujare e unioneve homologe të
huaja.
Nëse kalon është edhe një
dështim personal i imi në drejtimin
e organizatës dhe i filozofisë
që është ndjekur, asaj të
bashkëpunimit me institucionet
legale të shtetit. Kështu që personi
që dështon, detyrimisht duhet
të vetëlargohet.
Zoti Bakiu, nga të dhënat që
ne kemi, rezulton se prezenca
juaj në aktivitetet zyrtare të Policisë
Shtetit nuk është mirëpritur
nga një pjesë e organizatës që ju
drejtoni...
Informacioni juaj është i gabuar,
pasi jo vetëm që është
mirëpritur, por ky partneritet me
institucionet legale shtetërore
është detyrim statuor. Individë të
veçantë edhe mund të ketë, por
ju siguroj se ata nuk kanë asnjë
lidhje shpirtërore e profesionale
me policinë, përkundrazi për
mendimin tim (dhe jo vetëm)
ata me anë të lidhjeve politike të
dyshimta i janë imponuar policisë
dhe e kanë shfrytëzuar atë.
Radikalizmi fals dhe irracional i
këtyre individëve është e vetmja
mundësi e tyre për faktorizim.
"Hienat e ndiejnë shpejt erën e
viktimës" (policisë).
Përfitoj nga rasti t‘ju bëj me
dije se së shpejti ne do të jemi
anëtarë të konsorciumit ndërkombëtar.
Në përfundim, a keni diçka
tjetër për të shtuar?
E para, nuk dua (dhe nuk
mund) të besoj që ky projekt
është nismë e qeverisë shqiptare
dhe se ajo do të kalojë për diskutim
në Parlament.
E dyta, i siguroj të gjithë punonjësit
e policisë në detyrë dhe
në reformë, se e drejta është me
ne dhe nuk ka asnjë mundësi teorike-
ligjore që të drejtat e fituara
të na i kufizojnë. Organizmat
ndërkombëtarë, ku aspirojmë të
integrohemi, kanë rregulla dhe
mekanizma, që i garantojnë këto
të drejta.
E treta, dua t‘u kujtoj hartuesve
të këtij projekti për përgjegjësinë
e veçantë të tyre. Nëse
kjo nismë i paraqitet qeverisë,
do të ngremë padi penale ndaj
tyre individualisht për shpërdorim
detyre dhe padi civile për
dëmshpërblim.
Cilat janë kategoritë e punonjësve
të policisë që preken
nga ky projektligj?
Nga ky projektligj u prekën të
gjitha kategoritë e punonjësve të
policisë në detyrë e në lirim. Më
konkretisht: të nxjerrë në reformë
në vitin 2004, me reformën
"Toska", e cila filloi dhe mbaroi
duke spekuluar me teorinë "rend
brenda rendit"; për të vazhduar
me të larguarit nga reforma
"Olldashi" (më e rënda dhe e
pabesa), i cili, pasi bëri transferime
masive në kundërshtim
me ligjin të një numri shumë të
madh të punonjësve të policisë,
në mënyrë paradoksale nxori një
urdhër që i detyronte punonjësit
e policisë të bënin kërkesë (lutje)
për t‘u zhgraduar me dëshirën e
tyre, pasi funksioni (ku ai sapo i
caktoi) nuk ishte në përputhje
me gradën e fituar, por turpi nuk
ka fund, sepse një pjesë të madhe
të atyre që pranuan zhgradimin
pas tre muajsh i nxorën në lirim;
më tej, rreth 800 të larguarit nga
reforma "Nishani", me pretekstin
e shkurtimit të vendeve
të punës, një
pjesë e mirë
e të cilëve u
rihapën shumë
shpejt.
Të gjitha
këto kategori
kanë dalë në lirim sipas garancive
ligjore, që shteti i merrte si
detyrim në zbatim të ligjit. Pra,
marrëdhëniet e rregulluara ishin
ligjore, sepse për moral nuk
mund të bëhet fjalë.
Por shteti sot na dalka i pabesë
dhe jo vetëm nuk zbaton ligjin
dhe nuk mban fjalën, por tenton
në mënyrë antikushtetuese të
ndryshojë edhe ligjet, duke u
dhënë edhe fuqi prapavepruese.
Nuk kam konstatuar rast tjetër
në historinë e shteteve të së
drejtës, ku shteti të cenojë me
bindje sigurinë juridike të shtetasve
të vet dhe me dashje të
kërkojë humbjen e besimit të
qytetarëve te shteti.
Shqetësim tjetër është edhe
trajtimi që do t‘u bëhet punonjësve
të policisë në detyrë, të cilët
janë një kategori tjetër potencialisht
e prekur nga ky projektligj.
Pasi do të vijë një ditë që edhe
ata nuk do të jenë më në detyrë...