Ushqimi i pakontrolluar, 16% e fëmijëve mbi peshë
Kush mendon se fëmijët
që hanë gjithçka dhe çdo
gjë janë të mbarë, nuk ka
plotësisht të drejtë. Një
dietë ushqimore pa vitamina, pa
proteina dhe vlera të vërteta
ndikon negativisht në formimin
dhe rritjen e shëndetshme te fëmijët,
pavarësisht sasisë së vakteve
që mund të hanë të vegjlit.
Moshat e vogla, të cilat nuk
marrin sasinë e duhur të vlerave
ushqimore rrezikojnë të kenë
probleme hormonale, me mbipeshën,
obezitetin, aktivitetin
normal të procesit të përthithjes së
ushqimit dhe tretjes se trupit dhe
mendjes.
Instituti i Shëndetit Publik ka
realizuar një studim, me më
shumë se katër mijë nxënës nga 8-
10 vjeç lidhur me ushqimet që ato
marrin dhe problemet me mbipeshën.
Sipas këtij studimi, një
pjesë e konsiderueshme e moshave
të vogla nuk ushqehen siç
duhet, nuk marrin ato produkte të
cilat janë të nevojshme për t‘u konsumuar,
sidomos gjatë fëmijërisë
dhe një përqindje prej tyre kanë
probleme serioze me mbipeshën.
Më shumë se 16 për qind e fëmijëve
nga 8-10 vjeç vuajnë nga
problemet e mbipeshës, obezitetit
dhe shkaku kryesor i këtyre
shqetësimeve është ushqimi i pakontrolluar
që ata konsumojnë
çdo ditë.
Studimi
Rreth 16 për qind e fëmijëve të
moshës 8 deri ne 10 vjeç janë mbipeshë.
Këto janë shifrat e publikuara
nga specialistët e Institutit
të Shëndetit Publik, të cilët kanë
marrë në pyetje 4 mijë fëmijë në të
gjitha shkollat e vendit. Konkluzione
të këtij studimi raportojnë se:
"60 për qind e fëmijëve kanë tendencë
që gjatë kohës së shkollës
të konsumojnë ushqime si hamburgerët,
ushqime të tjera të thata,
produkte të shpejta. Po ashtu
ata konsumojnë gjatë kësaj
kohe, pothuajse në të njëjtën
masë produkte si biskotat apo
karamelet, që ndikojnë në
shfaqjen e problemeve të obezitetit".
Sipas ISHP-së, tendenca e
konsumit të të tilla vlerave ush-
qimore është në rritje. Sakaq, një
tjetër përfundim i studimit tregon
se fëmijët të cilët mësojnë në
arsimin privat kanë tendencë
për të ngrënë ushqime në sasira
më të mëdha sesa ata në shkolla
publike. Ky është një tregues i cili
sjell në një tjetër përfundim;
numri i fëmijëve të shëndoshë në
këto institucione është më i lartë.
Obeziteti është shpallur nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë
si sëmundja e shekullit.
OBSH-ja ka sugjeruar përpunimin
e politikave shëndetësore për
parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Kequshqyerja
Drejtoria e Shëndetit Publik në
Ministrinë e Shëndetësisë deklaroi
në 2008-ën se dieta ushqimore
në kopshte dhe çerdhe do të
ndryshohej. Sipas kësaj drejtorie,
dietat e zbatuara vitet e fundit
kanë qenë të vakëta për sa u
takon vitaminave dhe vlerave të
vërteta ushqimore. Ushqime të
thata dhe produkte jo të përshtat
shme për një rritje të mirë konsumohen
ditë pas dite nga fëmijët
edhe në kopshtet publike. Të
gjitha këto dieta do të ndryshoheshin
duke u zëvendësuar në
më të shumtën e rasteve me fruta,
perime, zarzavate dhe elemente
të rëndësishme për një
rritje të shëndetshme.
që hanë gjithçka dhe çdo
gjë janë të mbarë, nuk ka
plotësisht të drejtë. Një
dietë ushqimore pa vitamina, pa
proteina dhe vlera të vërteta
ndikon negativisht në formimin
dhe rritjen e shëndetshme te fëmijët,
pavarësisht sasisë së vakteve
që mund të hanë të vegjlit.
Moshat e vogla, të cilat nuk
marrin sasinë e duhur të vlerave
ushqimore rrezikojnë të kenë
probleme hormonale, me mbipeshën,
obezitetin, aktivitetin
normal të procesit të përthithjes së
ushqimit dhe tretjes se trupit dhe
mendjes.
Instituti i Shëndetit Publik ka
realizuar një studim, me më
shumë se katër mijë nxënës nga 8-
10 vjeç lidhur me ushqimet që ato
marrin dhe problemet me mbipeshën.
Sipas këtij studimi, një
pjesë e konsiderueshme e moshave
të vogla nuk ushqehen siç
duhet, nuk marrin ato produkte të
cilat janë të nevojshme për t‘u konsumuar,
sidomos gjatë fëmijërisë
dhe një përqindje prej tyre kanë
probleme serioze me mbipeshën.
Më shumë se 16 për qind e fëmijëve
nga 8-10 vjeç vuajnë nga
problemet e mbipeshës, obezitetit
dhe shkaku kryesor i këtyre
shqetësimeve është ushqimi i pakontrolluar
që ata konsumojnë
çdo ditë.
Studimi
Rreth 16 për qind e fëmijëve të
moshës 8 deri ne 10 vjeç janë mbipeshë.
Këto janë shifrat e publikuara
nga specialistët e Institutit
të Shëndetit Publik, të cilët kanë
marrë në pyetje 4 mijë fëmijë në të
gjitha shkollat e vendit. Konkluzione
të këtij studimi raportojnë se:
"60 për qind e fëmijëve kanë tendencë
që gjatë kohës së shkollës
të konsumojnë ushqime si hamburgerët,
ushqime të tjera të thata,
produkte të shpejta. Po ashtu
ata konsumojnë gjatë kësaj
kohe, pothuajse në të njëjtën
masë produkte si biskotat apo
karamelet, që ndikojnë në
shfaqjen e problemeve të obezitetit".
Sipas ISHP-së, tendenca e
konsumit të të tilla vlerave ush-
qimore është në rritje. Sakaq, një
tjetër përfundim i studimit tregon
se fëmijët të cilët mësojnë në
arsimin privat kanë tendencë
për të ngrënë ushqime në sasira
më të mëdha sesa ata në shkolla
publike. Ky është një tregues i cili
sjell në një tjetër përfundim;
numri i fëmijëve të shëndoshë në
këto institucione është më i lartë.
Obeziteti është shpallur nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë
si sëmundja e shekullit.
OBSH-ja ka sugjeruar përpunimin
e politikave shëndetësore për
parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Kequshqyerja
Drejtoria e Shëndetit Publik në
Ministrinë e Shëndetësisë deklaroi
në 2008-ën se dieta ushqimore
në kopshte dhe çerdhe do të
ndryshohej. Sipas kësaj drejtorie,
dietat e zbatuara vitet e fundit
kanë qenë të vakëta për sa u
takon vitaminave dhe vlerave të
vërteta ushqimore. Ushqime të
thata dhe produkte jo të përshtat
shme për një rritje të mirë konsumohen
ditë pas dite nga fëmijët
edhe në kopshtet publike. Të
gjitha këto dieta do të ndryshoheshin
duke u zëvendësuar në
më të shumtën e rasteve me fruta,
perime, zarzavate dhe elemente
të rëndësishme për një
rritje të shëndetshme.