E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tre aksidente shënohen 5 të vdekur

DURRËS- Dy të rinj nga qyteti i Tiranës kanë humbur në mënyrë tragjike jetën, pasi motoçikleta me të cilën ata udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e rrugës në Golem të Kavajës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në kohën që Ivi Hoxha 25 vjeç dhe Jonel Karkanaci 26 vjeç ishin duke udhëtuar nga Kavaja në drejtim të Durrësit. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Golemit, në rrugën tashmë të përfunduar. Motoçikleta që drejtohej nga 25-vjeçari Ivi Hoxha ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në zonën e Golemit, më saktë pranë fshatit Kryemdhenj, motoçikleta ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen metalike të rrugës. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe në këtë mënyrë drejtuesi i motoçikletës, Ivi Hoxha, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Të dy të rinjtë ishin shokë dhe ktheheshin në qytetin e tyre, në Tiranë. Pas përplasjes, efektivat e policisë rrugore kanë njoftuar autoambulancën e spitalit të Kavajës, e cila ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin drejt spitalit të Durrësit. Jonel Karkanaci ka mbërritur gjallë në spitalin e Durrësit, por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur edhe ai vdekjen. Motoçikleta pasi është përplasur me trafikndarësen metalike, ka fluturuar në ajër duke u zhvendosur shumë metra tutje. Aksidenti në Golem është i dyti në harkun kohor midis tri ditëve në rrugët e Durrësit. Aksidenti në Golem është i dyti në harkun kohor midis tre ditëve në rrugët e Durrësit. Mëngjesin e së premtes një autoveturë që drejtohej nga një i ri nga fshati Shënavlash i Durrësit duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën pranë tregut të makinave, ka goditur pesë personave duke shkaktuar dëmtime të mëdha tek ta. Dy prej tyre, Fatmir Dollaku 61 vjeç dhe Elton Kovaçi 23 vjeç vdiqën njëri pas tjetrit pas plagëve të shumta që morën nga goditja e autoveturës që drejtohej nga 21-vjeçari Dashamir Kadiu.

Fier e Lushnje

Një 21-vjeçar ka vdekur ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident automobilistik, që ndodhi pasditen e së dielës në afërsi të qytetit Ballsh. Viktima është Remzi Malaj, 21 vjeç, banor i fshatit Ngracie, rrethi Mallakastër. Gjithçka ndodhi rreth orës 17.00 në vendin e quajtur Kthesat e Dukasit, në aksin rrugor kombëtar Fier- Ballsh. Viktima drejtonte një automjet tip Audi me targa gjermane LU 04289. Brenda automjetit udhëtonin edhe babai i tij Kujtim Malaj, 50 vjeç si dhe motra e tij. B.Malaj, 10 vjeçe si dhe dy të afërm të tjerë. Ata ktheheshin nga një dasmë të zhvilluar në një nga lokalet e qytetit Ballsh, ku martonin një kushëririn e tyre. Në kthesat e Dukasit, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor disa metra nën rrugë. për pasojë 21-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa katër pasagjerët kanë mbetur të plagosur. Ata janë nisur urgjentisht drejt spitalit civil rajonal Fier ku dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes mjekësore. Ndërsa babai i viktimës dhe motra e tij janë të shtruar në repartin e reanimacionit në spital. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje Paraprakisht sipas saj shkak është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Po dje në orën 18.40 pranë Fabrikës së Miellit në Lushnje, automjeti tip benz me targë LU 0277C, me drejtues Qani Shera, 50 vjeç ka aksidentuar çiftin e bashkëshortëve Vangjel dhe Rita M., përkatësisht 70 dhe 67 vjeç. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 70-vjeçari, ndërsa bashkëshortja e tij ka vdekur në spital, pak pasi ishte dërguar aty me urgjencë. Policia e Lushnjës ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, si shkaktar i aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›