Vdekja e dy të rinjve më 2 janar 2005
07/03/2005 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së dytë të këtij viti, në qendër të qytetit të Bajram Currit. Një makinë ka shpërthyer, ndërsa ishte në ecje, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur. Në momentin e shpërthimit në makinë ishin duke udhëtuar dy shtetas nga Tropoja, të cilët nuk kanë mundur të shpëtojnë të gjallë nga shpërthimi, por kanë vdekur të karbonizuar. Dy viktimat Edmond Gjyriçi dhe Arben Kuça ishin duke udhëtuar me një makinë me targa të huaja tip “Volksvagen”, e cila ka fluturuar afro 50 metra në ajër, pasi ka shpërthyer lënda plasëse, pikërisht përpara hotel “Kosova”. Të plagosur nga eksplozivi kanë qenë edhe kalimtarë të rastit.