Në vitin 2011, më shumë se 300 mijë azilkërkues në BE

Bashkimi Europian regjistroi në vitin 2011, 301.000 azilkërkues, një shifër në rritje në raport me vitet paraardhëse dhe Franca është vendi më i kërkuar, sipas shifrave të publikuara nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Sipas Eurostatit, numri i azilkërkuesve ka kaluar nga 259.000 në vitin 2010 në 301.000 në vitin 2011. Rreth 90 për qind prej tyre ishin azilkërkues të rinj, nga 10 për qind që kishin përsëritur kërkesën e tyre.
Afganët ishin më të shumtë: numri i tyre arrin në 28 mijë, rreth 9 për qind e gjithë azilkërkuesve, duke u renditur para rusëve me gjashtë për qind, pakistanezëve, irakianëve dhe serbëve me nga pesë për qind secili.
Franca është vendi europian që ka regjistruar numrin më të madh të azilkërkuesve 56.300, duke u renditur para Gjermanisë me 53.300, Italisë 34.100 dhe Belgjikës me 31. 900.