E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria po e zgjidh problemin e strehimit sipas premtimit dhe programit të saj

Reagon Partia Demokratike, pas deklaratës me prapavijë politike të nënkryetarit de facto të PS-së, Erjon Veliaj      


Partia Demokratike reagoi dje, lidhur me çështjen e strehimit dhe politikave të qeverisë për të, se mazhoranca e djathtë, po i jep përgjigjen e duhur kësaj problematike, sipas premtimeve të saj elektorale dhe në përputhje të plotë me programin qeverisës dhe në sajë të parimit të saj të shërbimit dhe shërbesës.  Zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, deklaroi se Mr. Dosja, apo më mirë Mr. 15%, nxori nënkryetarin de fakto të Partisë Socialiste, njeriun që me paratë e vjedhura nga organizata Mjaft, jo vetëm ndërtoi vilën e tij por edhe mori me vete kompjuterin që ruante financat, për të derdhur lot krokodili, se këtë di të bëjë më mirë, për familjet e pastreha. “Shfrytëzon pa humanizëm qytetarët që me të vërtetë janë në hall serioz për banim, të cilët qeveria socialiste i la për 8 vjet në mëshirë të fatit dhe që kjo qeveri po i akordon, vetëm për këtë vit, kredi për 6000 apartamente për të pastrehët. Pasi e ka vënë së fundmi në krye të vullnetarëve të Ed-verit, ai harron të përmendë disa qindra apartamente sociale që qeveria ka ndërtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke filluar nga Korça deri në Shkodër. Harron që vetëm në Tiranë nuk janë ndërtuar apartamente për të pastrehët. Harron që ky dështim vjen për një fakt të thjeshtë. Nga banesat sociale kryetari bashkisë nuk mund të marrë 15% e tij të famshëm. Banesat për të pastrehët nuk e pasurojnë atë siç ndodh me pallatet”, u shpreh Bogdani. Zëdhënësi Bogdani, vuri në dukje se Partia Demokratike denoncon retorikat boshe dhe dështimin e Mr. 15%, që për vete jeton në Sarajet e Myslym Pezës, jo në Tirane po në Pezë. “Ndaj deklarata e Vullnetarit të Ed-verit nuk është gjë tjetër veç lot krokodili, sepse ngrohtë nga shtëpia e tij nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë se qan hallin e të pastrehëve. Këto çështje sot po i zgjidh mazhoranca qeverisëse, në përputhje me premtimet dhe programin qeverisës, në përputhje me parimin e saj të shërbimit dhe shërbesës”, tha më tej zëdhënësi i PD-së Gerti Bogdani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›