Nën drejtimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Shtetit për Integrim znj. Ermelinda Meksi u mblodh Keshilli Drejtues i Fondit te Zhvillimit Shqiptar, FZHSH. Në mbledhje u analizua aktivi
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Shtetit për Integrim znj. Ermelinda Meksi u mblodh Keshilli Drejtues i Fondit te Zhvillimit Shqiptar, FZHSH. Në mbledhje u analizua aktiviteti i 6-mujorit të parë të vitit 2003 të ketij institucioni dhe u informua Keshilli Drejtues për ecurine e programit CARDS 2001- 2002.
Ndër arritjet e punës së FZHSh-së gjatë 6-mujorit të parë të 2003 u vu në dukje përfundimi i 60 objekteve të trasheguara nga viti 2002, prokurimi dhe kontraktimi i 30 objekteve të reja nga plani i 2003 si dhe identifikimi, vlerësimi dhe aprovimi i mbi 240 objekteve, që do të financohen gjatë këtij viti nga Qeveria Shqiptare dhe donatorët si Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria Gjermane ( KfW) dhe Programi CARDS me Komisionin Europian me një fond investimi prej 2.25 miliard lekë.
Në përfundim të diskutimeve dhe sugjerimeve, u vendos që objektivat e peridhës në vazhdim të përfshijnë përmirësimin e procesit të programimit dhe harmonizimit të fondeve dhe të projekteve në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, decentralizimin e procesit të kryerjes së tenderimeve, me synim transparencën maksimale ndaj perfituesve të këtyre fondeve, si dhe realizimin e optimizimit të fondeve qe administrojnë në favor të zhvillimit të zonave rurale institucione të tilla si: FZHSH, MADA, Fondi i Financimit të Zonave Malore etj.,
Gjatë këtij takimi u vendos që monitorimi i optizimit të këtyre fondeve dhe përdorimit të tyre në zonat më në nevojë, në përputhje edhe me Strategjine Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të drejtohet nga institucione kyçe si: Ministria e Ekonomise dhe Ministria e Financave.