Sot Ambasadori Hollandez në Tiranë, z. Johan F. L. Blankenberg i dërgoi një mesazh urimi me rastin e emërimit në postet e Zëvëndës/Kryeministres dhe Ministres së Integrimit, Znj. Ermelinda
Sot Ambasadori Hollandez në Tiranë, z. Johan F. L. Blankenberg i dërgoi një mesazh urimi me rastin e emërimit në postet e Zëvëndës/Kryeministres dhe Ministres së Integrimit, Znj. Ermelinda Meksi. Në këtë mesazh, Ambasadori Blankenberg i shprehu znj. Meksi shpreh, personalisht dhe në emër të institucionit që përfaqëson, vlerësimin më të lartë për marrjen nga ana e saj të një përgjegjësie të tillë të dyfishtë. "Ju keni ndërmarrë një detyrë të dyfishtë, të komplikuar, për të cilën gjithsesi ju jeni padiskutim krejtësisht e përgatitur. Sigurisht që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju për cfarëdo që kemi mundësi, për të arritur objektivat tona të përbashkëta"-është shprehur z. Blankenberg në mesazhin e tij drejtuar znj. Meksi.
"Për ne diplomatët, që përfaqësojmë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, është një kënaqësi krejt e vecantë të marrim vesh që një politikane e tillë e shquar dhe me nje eksperiencë kaq të gjerë do të jetë në pararojën e procesit të negocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian'-shprehet ambasadori hollandez, z. Blankenberg në mesazhin e urimit drejtuar Zëvëndës/Kryeministres dhe Ministres së Integrimit Znj. Ermelinda Meksi.