Zëvëndës/Ministria dhe Ministria e Integrimit, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot një takim informal me përfaqësuesen rezidente të PNUD-it në Shqipëri, znj. Anna Stjarnerklint. Gjatë kët
Zëvëndës/Ministria dhe Ministria e Integrimit, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar sot një takim informal me përfaqësuesen rezidente të PNUD-it në Shqipëri, znj. Anna Stjarnerklint. Gjatë këtij takimi, znj. Stjarnerklint ka përgëzuar znj. Meksi për sfidën e shumëfishtë të ndërmarrë, duke u vendosur në pararojë të procesit të integrimit. Nga ana e saj, znj. Meksi ka shprehur entuziazëm për bashkëpunimin dhe ndihmën që shoqëria civile ne përgjithësi dhe PNUD-i në vecanti i ka ofruar strukturave qeveritare të përfshira në procesin e integrimit.
Znj. Meksi i ka kërkuar znj. Stjarnerklint intensifikimin e asistencës së PNUD-it, dhënë Ministrisë së Integrimit, ndërmjet projekteve me objektivë rritjen e kapaciteteve dhe ekspertizës teknike si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithave hallkave të shoqërisë në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
" Procesi i integrimit duhet të shihet jo si një listë datash që kthehen në qëllim më vete, po si një process, gjatë të cilit zhvillimi ekonomik dhe integrimi ecin paralelisht dhe jo si realitete të ndara. Synimi ynë primar duhet të jetë zhvillim për integrim "-është shprehur në këtë takim znj. Meksi. Duke shprehur aprovimin e saj, znj. Stjanerklint është shprehur se zhvillimit ekonomik duhet t'i shtohet dhe emancipimi i të gjithë aktorëve politikë. Gjatë këtij takimi, theks i vecantë i është vënë transparencës dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik në lidhje me hapat e integrimit.