E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filologjiku, nis aplikimi për doktoraturë, datat dhe dokumentet

Duke nisur nga dita e hënë nis aplikimi për doktoraturë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aplikantët që dëshirojnë të vazhdojnë këtë program duhet të dorëzojnë dosjet pranë departamenteve përkatëse deri më 30 janar.
Dokumentet
Secili aplikant që dëshiron të vazhdojë shkollën e doktoraturës duhet të dorëzojë një dosje pranë Filologjikut, e cila duhet të përmbajë këto dokumente: Curriculum Vitae, kopje të noterizuar të diplomës së nivelit të dytë (DND), ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Kopje e noterizuar e diplomës SHPU, Master i nivelit të dytë (MND), e shoqëruar me listën e notave, certifikatë lindjeje me fotografi, vërtetim i qendrës së banimit, dy rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent), dëshmi dhe vërtetime provimesh pasuniversitare, si gjuhë e huaj, deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor, për të udhëhequr kandidatin, deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës, vërtetim i dekanatit për pranimin e dokumentacionit për aplikim, platforma e disertacionit, si dhe plani i punës në vite.
Doktoratura
Programet e doktoraturës kanë çelur dyert për herë të parë në universitetet e vendit. Me kërkesë të veçantë, Universiteti i Tiranës ka propozuar vazhdimisht programe për shkollat e doktoraturës në disa prej fakulteteve të kryeqytetit. Deri tani Këshilli i Ministrave ka miratuar pjesën më të madhe të tyre. Janë dhjetëra programe që janë propozuar nga senatet akademike të këtyre universiteteve, të cilat kanë marrë miratimin përfundimtar gjatë mbledhjeve të ndryshme të qeverisë. Për të gjitha ciklet e studimit, përfshi dhe doktoraturat, që parashikon ligji i arsimit të lartë, fakultetet kanë hartuar programet dhe kanë bërë propozimet në Ministrinë e Arsimit, për t’u hapur dhe për të funksionuar këto cikle studimi. Viti 2009-2010 është viti i parë që hapi siparin, pas miratimit të këtyre programeve nga KM, pasi në universitetet publike nuk ekzistonin programe doktorature, për shkak të ndryshimit të sistemit të arsimit të lartë dhe përshtatjes me sistemin e Bolonjës.

Dosja duhet të përmbajë:

1. Curriculum Vitae.
2. Kopje e noterizuar e diplomës së nivelit të dytë (DND), ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.
3. Kopje e noterizuar e diplomës SHPU, Master i nivelit të dytë (MND), e shoqëruar me listën e notave.
4. Certifikatë lindjeje me fotografi.
5. Vërtetim i qendrës së banimit.
6. 2 rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent).
7. Dëshmi dhe vërtetime provimesh pasuniversitare, si gjuhë e huaj etj.
8. Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin.
9. Deklarate vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës.
10. Vërtetim i dekanatit për pranimin e dokumentacionit për aplikim.
11. Platforma e disertacionit.
12. Plani i punës në vite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›