Nëna e viktimave të Vidohovës kërkon transferimin nga burgu
Nëna e tre vëllezërve të vrarë në fshatin Vidohovë në rrethin e Devollit, e dënuar për masakrimin e një 7-vjeçari, kërkon të transferohet nga burgu 325 në Tiranë dhe të shkojë në një nga burgjet e qarkut të Korçës. Burime nga Gjykata e Tiranës thanë se Liliana Mulliri e dënuar me 25 vjet burg ka kërkuar të transferohet nga burgu. Kërkesa është regjistruar dhe është hedhur në short. Gjyqtari që do të shqyrtojë këtë kërkesë është Petrit çomo, ndërsa në seancën që do të zhvillohet do të merret në konsideratë edhe shkaku që Liliana kërkon të transferohet. Nga burime të gazetës mësohet se shkaku është shkuarja në një nga burgjet e qarkut të Korçës, me qellim që të ketë mundësi të “vajtojë në varret e tre djemve”. Në gjykatë do të paraqitet edhe një raport nga Burgu 325 në Tiranë për sjelljen e Liljanës. Gjykata e Korçës ka dënuar Liljana Mullirin me 25 vjet burg. Ajo u akuzua për vrasje me dashje të djalit 7-vjeçar, Alberto Xhihani në Vidohovë të rrethit të Devollit.
#