E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu, kritika gjykatave për dënime të buta penale

Gjirokastër

Gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, numri 2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka kritikuar ashpër gjykatat e të dyja niveleve, ato të rretheve dhe të apelit, për dhënie dënimesh tolerante në vendimet për veprat penale. Vendime që, sipas tij, në 100% të rasteve mbeten në kufijtë minimalë të ligjit. Lidhur me kritikat për dënime tolerante, Spahiu ka nënvizuar: “Pavarësisht nga specifikat e veprave penale që kanë rajonet e ndryshme në vend, bie fjala në rajonin jugor të Gjirokastrës dhe Sarandës, vendin kryesor e zënë veprat penale që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore dhe kalimin e paligjshëm të kufirit. Ajo që është e njëjtë në vendimet e gjykatave, është se pothuajse në masën 100% të këtyre rasteve gjykatat marrin vendime për dënimin në kufijtë minimalë të parashikuar në ligj”. Sipas tij, në disa raste, politikat penale në dhënien e dënimeve penale janë të pambështetura në logjikën e ligjit, të papërcaktuara qartë dhe tepër tolerante në përfundim të gjykimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›