E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënat e reja, pa shpërblim për lindjet

 

KORÇE – Shpërblimi i lindjes për gratë që kanë sjellë në jetë një fëmijë gjatë dy viteve të fundit nuk është dhënë edhe pse me një vendim të Këshillit të Ministrave ato duhet të përfitojnë shumën 5 mijë lekë të reja. Janë afro 420 nëna në Qarkun e Korçës që janë regjistruar me lindje të fëmijëve në maternitetin e këtij qyteti, por që nuk kanë përfituar shpërblimin. Reagimi ka ardhur nga ana e Bashkisë së Korçës, e cila duhet të ndajë këtë shpërblim, por në mungesë të fondeve nuk ka arritur të bërë shpërndarjen e tyre. Valbona Ziko, drejtore e sektorit të financave në bashki e pohon këtë fakt. Përgjegjësja e sektorit të financave në Bashkinë e Korçës shton se për këtë kategori nënash duhet një fond prej 2.1 milionë lekësh si pagesë lindjeje. Bashkia ka dërguar disa shkresa në Ministrinë e Brendshme, por deri tani nuk ka përgjigje e as çelje të fondit. I njëjti problem ekziston dhe në disa qytete të tjera, ku nënat janë ankuar për mosmarrjen e parave.      g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›