E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohen dyqanet e tregtarëve

Biznesi e sidomos tregtarët e vegjël në Sarandë dëmtohen nga një valë e re vjedhjesh. Prej disa ditësh një radhë lokalesh në këtë qytet janë përfshirë nga grabitjet. Bëhet e ditur se zona e dyqaneve ku janë shtrirë vjedhjet, janë ato me konfeksione dhe shtrihen zakonisht në rrugën e bashkisë e deri në ato mbi portin detar. Kështu janë vjedhur disa butikë në afërsi të maternitetit, një njësi e tregtimit të pajisjeve hidraulike, një pikë e shpërndarjes së kafesë në lagjen "Kodër" dhe njësi të tjera tregtare mbi portin detar. Edhe pse pronarë të këtyre lokaleve nuk kanë pranuar të identifikohen, mësohet se disa prej tyre kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Sarandës. Mësohet se në mjaft prej tyre vjedhjet janë realizuar me thyerje gjatë orëve të natës. Ndërkohë që policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve dhe nuk është identifikuar asnjëri prej tyre.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›