“Nënë Tereza”, më shumë shtretër se spitalet e gjithë rajonit
• Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” ka më shumë shtretër se të gjitha homologet e saj në vendet e rajonit.
Me një kapacitet prej 1400 shtretërish, ajo renditet e para duke u ndjekur nga Polonia me 1200 shtretër. Në të tilla kushte, mjekët dhe profesorët e QSU-së nuk kanë kohë të merren me punë shkencore, pasi ata trajtojnë që nga rastet më të lehta që nuk kanë nevojë të paraqiten fare në spital, por të marrin asistencë në ambulancat e lagjeve, e deri tek ato më jetiket. Pacientët në mbi 60%-70 të rasteve nuk zbatojnë sistemin e referimit, duke e kthyer QSU-në në han me 4 porta, që vetëm qendër universitare s’mund të quhet. Në rrethe shtretërit shfrytëzohen nën masën 50%, në disa prej tyre kjo përqindje është disa herë më e ulët. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, shfrytëzimi aktual i shtretërve spitalorë është 50.3 për qind. Ky tregues në QSUT për vitin 2006 ka qenë rreth 60 për qind. Ndërkohë që sipas standardeve që një spital të jetë eficient duhet që shtretërit e tij të jenë të shfrytëzueshëm mbi 75 për qind. Në spitalet tona ka shumë shtretër, shumë mjekë që paguhen, ndërsa as që bëhet fjalë për cilësi shërbimi. Kjo pasi mirëmenaxhimi mungon, kurse buxheti i shëndetësisë është tepër modest. Mendësia shqiptare lidhur me shëndetësinë vazhdon të mbetet ajo e ndërtimit të sa më shumë ndërtesave të bukura e gjigante, ku mjekët marrin rrogën kot dhe pacientët shërohen diku gjetkë.