Provimet, 4 qendra për korrigjimin
• Këtë vit procesi i vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore nuk do të kryhet vetëm në Tiranë.
zirina llambro
Ministria e Arsimit e ka parë të arsyeshme që gjithsej të jenë 4 qendra me specialistë që do të korrigjojnë testet. Tre prej tyre do të ngrihen përkatësisht në Shkodër, Elbasan, Fier dhe një në kryeqytet. Këtë pohojnë burime nga Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve. Në këtë mënyrë rezultatet pritet të dalin më herët se vjet. Sipas tyre një tjetër risi me qëllim shmangien e abuzimeve, do të jetë shkëmbimi i testeve në rrethe. “Për të bërë një vlerësim sa më transparent provimet e nxënësve të një rrethi, do të korrigjohen nga qendra e rrethit tjetër”, saktësuan burimet, duke shtuar se kështu do të evitohet çdo mundësi për të njëanshmëri në vlerësim. Eshtë parë e udhës gjithashtu, që një sasi fletësh të provimeve do të vijnë nga rrethet në kryeqytet për t’u korrigjuar, ndërsa ato të kryeqytetit do të dërgohen në rrethe. Kjo procedurë do të ndihmojë në nxjerrjen e rezultateve në një kohë më të shkurtër. “Fletët do të jenë të mbyllura dhe të pajisura me kod të veçantë identifikimi për çdo maturant, të dhënat e të cilëve ruhen pranë AVA-as”, pohuan burimet nga kjo strukturë.
Korrigjimi
Përzgjedhja e mësuesve që do rekrutohen për të korrigjuar testet, por edhe ajo e administratorëve në klasa që do të monitorojnë procesin ka nisur tashmë në drejtoritë Arsimore. Për kryeqytetin është përcaktuar nga Drejtoria Arsimore, se do të jenë rreth 70 vlerësues testesh për secilën lëndë, si për provimin e parë të detyrueshëm të letërsisë, ashtu dhe për lëndën e matematikës. Për provimet e lëndëve me zgjedhje, duke qenë se do të ketë vlerësim edhe nëpërmjet skanerit, janë përcaktuar më pak vlerësues testesh. Tezat e provimeve për këtë vit do të përmbajnë nga 20 pyetje për secilën lëndë, si dhe do të jenë të kombinuara si pyetje alternative, ashtu dhe me zhvillim. Këtu bëjnë pjesë edhe provimet me zgjedhje të cilat këtë vit, ndryshme nga dy vitet e tjera nuk do të kenë më pyetje vetëm me alternativa. Testi nuk do të përmbajë 100 pyetje siç është aplikuar më parë, por vetëm 20 të tilla. Për secilën lëndë me zgjedhje, që do të japin maturantët fleta e provimit do të ketë 20 pyetje. Prej tyre 10 do të jenë me alternativa dhe 10 me zhvillim. Për çdo përgjigje të saktë të këtyre të fundit maturanti do të marrë 3 pikë, ndërsa vlerësimi për të njëjtën përgjigje, tek pyetjet me alternativa do të jetë 1 pikë. Pikët maksimale që do të grumbullojë nxënësi për njërën nga lëndët me zgjedhje do te jenë 40. Specialistët kanë vendosur që peshën më të madhe të testit ta zënë pyetjet me zhvillim, ato me alternativa zënë vetëm 25% të vlerësimit. “Me këtë formë vlerësimi do të kemi mundësi të shohim vërtet brumin e nxënësve”, kanë theksuar drejtuesit e AVA. Ndryshe nga një vit më parë, kohëzgjatja e provimeve me zgjedhje këtë vit do të jetë 4 orë. Ndërsa kohëzgjatja e provimeve të detyruara do të jetë 2 orë e 30 minuta, njësoj si më parë. Provimet e Maturës Shtetërore nuk mund t’i japin ata nxënës të cilët nuk rezultojnë kalues në vitin e fundit të shkollës së mesme. Ndërsa për ato me detyrim pritet të lihen data në vjeshtë, këta maturantë humbin automatikisht shansin për shkollën e lartë. Kjo pasi nuk mund të japin provimet me zgjedhje, për shkak se ato jepen vetëm një herë në të gjitha shkollat e vendit.
Provimet, më 9 qershor Letërsia
Maturantët do ta mbyllin vitin e fundit shkollor më 30 maj, për t’iu përkushtuar totalisht provimeve të Maturës Shtetërore. Provimin e parë të detyrueshëm (Letërsia dhe Gjuha shqipe) maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme do ta japin më datë 9 qershor. Testimit të matematikës do t’i nënshtrohen më 17 qershor, ndërsa lëndët me zgjedhje në të gjithë vendin do të jepen më datën 10 korrik. Ministria ka publikuar data të veçanta edhe për kategoritë e tjera të shkollave të mesme, ku përfshihen ato të gjuhëve të huaja, teknike-ekonomike, teknike-profesionale apo dhe shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin.