Nënshkruajnë zhvendosjen
Në kuadër të projektit të zhvendosjes së fshatit Hade, përkatësisht lagjes Shala, të enjten u nënshkrua marrëveshja trepalëshe, të cilën e nënshkruan ministri i MMPH-së, Dardan Gashi, kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi dhe përfaqësuesit e lagjes Shala.
Po ashtu ministri Gashi dhe kryetari Krasniqi nënshkruan edhe marrëveshjen për ndërrimin e paluajtshmërisë në lokacionin Shkabaj-Hade e Re.
Ministri Gashi ka thënë se kjo marrëveshje i hap rrugë zhvendosjes së lagjes Shala, zhvendosje kjo që do të bëhet në harmoni të plotë me kriteret dhe standardet e Bankës Botërore.
Zhvendosja e banorëve dhe patundshmërisë së tyre nga lagjja Shala do t’i hapë rrugë KEK-ut që të zgjerojë mihjet sipërfaqësore, ndërsa banorëve do t’u sigurohen kushte dhe mjedise për një jetë të qetë dhe në një mjedis të pastër.