Neritan Ceka këshilltar i Berishës
Kreu i PAD-së, Neritan Ceka pritet të marrë postin e këshilltarit për kulturën dhe trashëgiminë kulturore në kabinetin e Kryeministrit Berisha. Burime pranë kreut të Qeverisë bënë të ditur për gazetën, se Berisha i ka ofruar aleatit të tij postin në kabinetin e tij, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kreu i PAD-së, Neritan Ceka nuk do të jetë i pranishëm në Parlament për katër vitet e ardhshme. Pak ditë më parë ai deklaroi se kjo forcë do të vazhdojë aktivitetin e saj politik deri në vitin 2011 dhe në përfundim të zgjedhjeve lokale do të shkrihet me PD-në.