E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëse bota do të sillej si shqiptarët...”



Dje, me rastin e Festës Kombëtare të Izraelit, “Art-link” dhe Konsullata e Nderit e Izraelit me bashkëpunimin Bashkitë e Beratit dhe të Durrësit shfaqën premierën e dokumentarit “Nëse bota do të sillej si shqiptarët”. Tema e filmit trajton shpëtimin që hebrenjtë gjetën falë mbrojtjes dhe besës së shqiptarëve, kombi i vetëm që i strehoi ata, duke mos i dorëzuar te nazistët dhe duke i shpëtuar nga ekzekutimi në kampet e tmerrshme të përqendrimit, torturës dhe zhdukjeve masive. Kështu, në prag të Ditës Kombëtare të Izraelit, në Muzeun Historik Kombëtar, në praninë e përfaqësuesve të autoriteteve qendrore e vendore, të diplomatëve të huaj, të studiuesve të rretheve akademike-universitare, të producentëve të dokumentarëve televizivë e kinematografikë, të përfaqësuesve të familjeve që ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të miqve të Izraelit në Shqipëri e të gazetarëve, u zhvillua premiera e filmit të parë dokumentar shqiptar, kushtuar fatit të disa mijëra hebrenjve të strehuar e të shpëtuar në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Para disa vitesh, ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uithers ka shtruar pyetjen se si do të kishte qenë njerëzimi nëse të gjithë do të ishin sjellë me hebrenjtë njësoj siç bënë shqiptarët?! Dokumentari i Monika Stafës mundohet që të japë pikërisht përgjigjen e kësaj pyetje.

21 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›