E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra, babai ther gruan, fëmijën dhe kunatën

Ngjarja ndodhi në një pallat në Pavia të Italisë, u dyshua për krim për gjakmarrje. I plagosuri pranoi vrasjen e trefishtë dhe tregoi pse tentoi vetëvrasjen

Masakër në një familje shqiptare në Pavia të Italisë. Burri ther gruan, kunatën dhe nuk kursen as fëmijën 4 vjeç. Më pas tenton vetëvrasjen në kushte depresioni. Fillimisht u dyshuan të tjerë persona, ndërkohë që e ka pranuar krimin e trefishtë gjatë marrjes në pyetje në spital. “Kam qenë unë personi që i theri, askush tjetër”, - deklaroi para karabinierëve pak minuta pasi mbërriti në spital burri, autori i vërtetë i masakrës së ndodhur në Pavia. Policia ndali kërkimet për autorët e dyshuar, duke arrestuar në kushte spitalore autorin e vërtetë të masakrës. Dy gra të moshës 20-25-vjeçare dhe një fëmijë vetëm katër vjeç janë gjetur pa jetë, ndërsa vetë burri i familjes është në gjendje të rëndë në një spital në Itali. Sipas mediave italiane, viktimat kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë. Policia italiane ka nisur hetimet, ndërkohë që fillimisht u dyshua për dy emigrantë me leje të rregullt qëndrimi në Itali, me të cilët familja ishte në gjak. Sipas hetimeve të para, dyshohet se krimi ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti që autori të mund të ketë pasur me gruan dhe kunatën, por që nuk kurseu as fëmijën e tij në aktin makabër. Më pas, në kushte depresioni, tentoi vetëvrasjen, duke u gjetur në gjendje të rëndë nga karabinierët.

Ngjarja

Rreth pasdites së djeshme, dy gra dhe një fëmijë janë gjetur pa jetë nga karabinierët e Pavias, ndërkohë që ndaj një burri rreth të 30-ave është dhënë ndihma e parë, duke e dërguar atë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore me plagë të shkaktuara nga goditja me thikë. Ngjarja ndodhi në një apartament në Stradella, në rrugën “Bruno Buozzi 9”. Kur kanë hyrë në banesën në katin e katërt, pamja që karabinierët kanë parë ka qenë e tmerrshme. Dy femra të moshës rreth 20-25 vjeçe, të shtrira në tokë, të mbuluara nga gjaku, ndërkohë që pa jetë është gjendur edhe një fëmijë katër vjeç. Të tre të goditur për vdekje me thikë. Njëra prej vajzave është edhe nëna e fëmijës, ndërkohë që burri i saj ndodhet në spital. Askush nuk dyshoi se mund të kishin të bënin me një krim brenda familjes, pasi familja shqiptare ishte përshirë në një sherr me disa shqiptarë të tjerë, ndërkohë që nisën hetimet për të gjetur autorët e saj. U dyshuan fillimisht dy të rinj shqiptarë, me të cilët kjo familje kishte probleme gjakmarrjeje.

Hetimet

Nga hetimet e para të kryera nga karabinierët rezulton se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është një konflikt mes burrit dhe gruas e motrës së saj. Ka qenë vetë emigranti që në kushtet e trysnisë së pyetjeve nuk ka mundur më ta mbajë përbrenda masakrën që kishte kryer, duke rrëfyer të vërtetën para karabinierëve dhe duke habitur jo pak personat që dyshonin në fakt se ishin duke folur me autorin e vërtetë të krimit. Dyshimet e tyre u konfirmuan plotësisht kur nga goja e të plagosurit doli rrëfimi se ishte pikërisht ai autori i masakrës dhe se më pas tentoi të vriste edhe veten. Pra, nuk ka pasur një sherr mes familjes dhe një tjetër familjeje, por ishte një krim i pastër brenda familjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›