E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja është demarkacioni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë për Televizionin e Malit të Zi se kontestimet eventuale të kufirit me Malin e Zi do të zgjidhen me demarkacionin e kufirit.

Aspektet teknike të çështjes do t`i zgjidhin ekspertet, ndërkaq nuk duhet krijuar përshtypja se nuk ka klimë të mirë mes dy vendeve tona, ka pohuar presidenti Sejdiu.

Këto deklarime bëhen pas vizitës që ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi i bëri Kosovës. Ai tha se tabelat e vendosura në kufirin Kosovë-Mal i Zi janë vendosur brenda territorit të shtetit fqinj.

Por këtë e kanë kundërshtuar banorët e zonës së bjeshkëve të Pejës të cilët janë shprehur se Mali i Zi ka zhvendosur tabelat gjashtë kilometra brenda territorit të Kosovës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›