E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër është afati i fundit për formularin A3 dhe studimet për “Master”



Dita e hënë është afati i fundit i vendosur nga Ministria e Arsimit për dorëzimin e formularit A3 dhe për aplikimet për master. Sipas udhëzimit të MASH-it, për plotësimin e vendeve bosh në universitete, Drejtoritë Arsimore sjellin në APRIAL formularët A3 të plotësuar në datën 28 tetor. Pas dorëzimit të tyre, APRIAL-i përpunon të dhënat e marra nga formularët A3 dhe në datën 5 nëntor shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe njëkohësisht e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit. Një ditë më pas, përkatësisht në datën 6 nëntor, Ministria e Arsimit dorëzon në formë të shkruar dhe elektronike listat përfundimtare të kandidatëve fitues sipas programeve përkatëse të studimit në universitete. Këto institucione afishojnë menjëherë listat në vende të dukshme në mjediset e tyre.
Data 27 tetor është përcaktuar nga MASH-i edhe si dita e fundit e aplikimit për programet e studimit të ciklit të dytë dhe “Master të nivelit të parë”. Në udhëzimin e MASH-it për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të dytë dhe “Master të nivelit të parë” me kohë të plotë përcaktohet se regjistrimi i aplikantëve në dy programet e mësipërme do të zhvillohet nga data 23 tetor deri në datën 27, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore. Në datën 28 tetor, fakultetet duhet të bëjnë shpalljen e fituesve. Sipas fakulteteve, afati i vendosur nga Ministria për aplikim është tejet i kufizuar në kohë, jo vetëm se deri tani janë paraqitur më pak dosje se numri i përcaktuar për pranim, por edhe se shqyrtimi i dosjeve për shpalljen e fituesve është i pamundur të realizohet brenda një dite.

Dokumentet e regjistrimit për vendet bosh
Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të universiteteve deri në datën 15.11.2008. Për regjistrim kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të mëposhtme:
Dëftesë pjekurie
Certifikatë lindje me fotografi
Dy fotografi
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh
Për kandidatët e regjistruar më parë në fakultet, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit

Dokumentet e regjistrimit për “Master”
Për regjistrim aplikanti të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet e mëposhtme:
Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve, të shoqëruar me listën origjinale të notave
Certifikatë personale me fotografi
Dy fotografi
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2500 lekësh

26 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›