Zhduket 15-vjeçarja, familja kërkon ndihmë
Që prej dy ditësh, një 15-vjeçare është zhdukur dhe familjarët e saj bëjnë apel për gjetjen e vajzës së tyre, e cila si çdo mëngjes është nisur për në shkollë. Morena Iliazi është adoleshentja që banon në lagjen Kombinat të Tiranës, e cila pas nisjes për në shkollë nuk u kthye më në shtëpi. Në momentet e largimit, 15-vjeçarja ka qenë e veshur me një bluzë në ngjyrë lejla, me mëngë të shkurta e pantallona xhins. Familjarët kanë denoncuar edhe në polici, ndërsa kërkojnë ndihmën e dikujt që mund ta njohë vajzën. Ndërsa policia e kryeqytetit bëri të ditur se largimi i saj është regjistruar dhe emri u është dhënë gjithë strukturave të policisë për të ndihmuar sa më shpejt në gjetjen e saj. Gjithashtu është kontaktuar edhe me të njohur të adoleshentes, por deri mbrëmë nuk ka pasur informacione zyrtare për gjetjen e saj.