E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Nano flet dy ditë para zgjedhjeve në PS



Lideri historik i Partisë Socialiste, që e drejtoi atë dhe kur ishte në burgun e Bënçës, vendos të flasë në një moment deciziv për të ardhmen e kësaj partie. Ai do të japë sot një intervistë në TV Klan pas shumë kohësh heshtjeje dhe nga studioja e këtij televizioni pritet të japë mesazhe dhe për socialistët që i kanë besuar atij partinë për 14 vjet me radhë. Mesazhet e tij vijnë vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve në parti, ku Edi Rama pritet të rimarrrë detyrën e kryetarit në një garë krejtësisht të lehtë dhe pa nerv me Maqo Lakrorin. Nano, i cili nuk e ka bekuar asnjëherë Ramën si pasardhësin e tij në parti, pritet të flasë për humbjen e zgjedhjeve nga PS dhe faktin pse Rama nuk dha dorëheqjen pas kësaj humbjeje, një traditë kjo e trashëguar në parti nga Nano në vitin 2005. Gjithashtu, Nano do të pozicionohet nëse është apo jo në mbështetje të Lëvizjes për Mendim Ndryshe brenda kësaj partie dhe sigurisht për aleancën më të fundit të Ilir Metës me Sali Berishën. Kujtojmë se për herë të fundit Nano doli me Metën në krah në një aleancë të re mes tyre, ku ftuan dhe Ramën vetëm një javë para zgjedhjeve, ftesë që u refuzua.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›